Presidentit Topi vijon të marrë mesazhe urimi për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

6 prill 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi vijon të marrë mesazhe urimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti:
“Më lejoni në fillim që në emër timin personal dhe në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim Ju uroj për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në familjen e madhe euroatlantike.
Dëshiroj të nënvizoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është moment kulmor i rrugëtimit të shtetit shqiptar për t’u bërë pjesë e barabartë e aleancës së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë së vlerave demokratike e qytetëruese.
Jam plotësisht i bindur se kjo ditë do të shënohet si ngjarje historike si për qytetarët e shtetit shqiptar, ashtu edhe për shqiptarët e Maqedonisë.
Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO është rezultat i punës së palodhshme të institucioneve të Shqipërisë dhe sot kjo e bën jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe rajonin tonë më të sigurtë dhe i hap shtigje të reja që dhe Maqedonia sa më shpejt t’i bashkangjitet familjes së madhe, anëtare fuqiplote e së cilës tashmë është Republika e Shqipërisë.
Urime dhe suksese!”
Kryetari i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë në Kroaci, Muhamet Morina:
“I nderuar zoti President,
Në emër të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kroacisë, Ju lutem pranoni urimet më të mira për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Për arsye të reformave, zhvillimit të vendit, rolit për paqe e stabilitet, Shqipëria tashmë si anëtare e NATO-s rreshtohet mes vendeve më të qytetëruara.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e NATO-s është gëzim e arritje për shqiptarët kudo ndodhen.
Edhe një herë Zoti President shprehim urimet më të mira për Ju, shtetin dhe popullin shqiptar!”