E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Samitin e NATO-s në Strasburg-Kehln, ku Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut, në familjen e kombeve të lira.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë në Samitin e NATO-s në Strasburg-Kehln, samit që përkoi me 60 vjetorin e themelimit të Alencës së Veriut.   Ky Samit shënoi një nga ngjarjet më kulmore të histosisë së Shqipërisë, pasi së bashku me Kroacinë, ajo u pranua anëtare me të drejta të plota e me përgjegjesi të barabarta në NATO, në këtë të alencë të madhe me të cilën ndan të njëjtat vlerat të lirisë e të demokracisë.   Shqipëria dhe Kroacia e kanë merituar vendin e tyre në tryezën tonë, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer në fillim të Samitit, duke I uruar mirëseardhjen  delegacionit shqiptar dhe atij kroat e duke u shprehur se anëtarësimi I Shqipërisë dhe Kroacisë është rezultat I një pune të madhe, gjatë së cilës dy vendet kanë demostruar një ecje të shpejtë e të pandalur në përmbushjen e reformave.   Ndërsa në fjalët e tij të mirëseardhjes Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u shpreh se jemi shumë të emocionuar për këtë pjesëmarrje të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar: Ne jemi krenarë qe ju kemi aleatë   Anëtarësimin e dy aletave të rinj, Shqipërisë dhe Kroacisë, e përshëndetën edhe Presidenti francez Sarkozi dhe Kancelarja gjermane, Merkel, mikpritës të këtij evenimenti botëror.   Shqipëria dhe Kroacia u ulën për herë të parë si të barabartë me vendet më të fuqishme të globit, përkrah kombeve të lirë e  të sigurtë, përkrah popujve që  gjenerojnë paqe në Botë.      
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›