Presidenti Topi nderon kujtimin e aktores së shquar të skenës shqiptare, Violeta Manushi.
27 korrik 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi sot me respekt e dhembshuri kujtimin e aktores së shquar të skenës shqiptare, Violeta Manushi.
Në homazhet e zhvilluara në Teatrin Kombëtar, Kryetari i Shtetit vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt përpara aktores, që me përkushtim dhe dashuri, i dhuroi publikut shqiptar magjinë e aktrimit dinjitoz dhe artit tonë një kontribut të paçmuar, të kthyer në traditë për brezat e artistëve të rinj.
Në vlerësim të një prej ikonave të teatrit shqiptar, Presidenti Topi u shpreh: “Kujtimi im ashtu si edhe kujtimi i mbarë artëdashësit shqiptar është i pashlyeshëm për të gjithë veprën humane dhe artistike të zj. Manushi. Jemi rritur me rolet e kësaj aktoreje të madhe, e kemi identifikuar atë me titullin artistik “Zonja nga qyteti”, por ajo do të mbetet para së gjithash një “Zonjë e komunikimit njerëzor”.
Me këtë rast, Presidenti i përcolli familjes së zj. Manushi dhe gjithë komunitetit artistik ngushëllimet më të thella për humbjen e kësaj aktoreje të madhe, “që”, - vuri në dukje z. Topi, - “sjell ndarjen nga jeta jonë të një pjese të asaj memorjeje, por edhe kënaqësie artistike që ne kemi ndjerë, duke parë rolet e saj”.