E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pret Kryetarin e PS-së, Rama.

27 korrik 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të takimeve të Kryetarit të Shtetit me faktorët politikë në vend.

Biseda u zhvillua në një atmosferë mirëkuptimi rreth çështjeve me rëndësi parësore për ecurinë pozitive të proceseve demokratike në vend, në funksion të përmbushjes së kërkesave dhe standardeve për të ardhmen integruese të Shqipërisë në BE dhe në NATO.

Bashkëfolësit shprehën pikëpamjet e tyre për nevojën e vijimit të komunikimit institucional mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe gjithë faktorëve politikë në vend. Në këtë kuadër u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit për krijimin dhe konsolidimin në vazhdimësi të të gjitha kushteve për vijimin dhe mbështetjen e reformave si atë në sistemin e drejtësisë, reformën elektorale, atë për decentralizmin e pushteteve, si dhe të gjitha reformave të tjera, ku është i angazhuar Presidenti i Republikës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›