E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret në zyrën e tij Kryeministrin Berisha.

25 korrik 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një vizitë kortezie në zyrën e tij nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Sali Berisha, i cili i shprehu urimet më të mira për punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e detyrës së nderuar dhe me përgjegjësi të Kryetarit të Shtetit.

Biseda mes dy drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar u përqendrua në sfidat e përbashkëta të institucionit të Presidentit të Republikës dhe qeverisë si edhe në bashkëpunimin institucional në funksion të realizimit të reformave të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›