Presidenti Topi nderon kujtimin e aktorit të mirënjohur, Vasillaq Vangjeli

27 shtator 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nderoi sot me respekt figurën e aktorit të mirënjohur shqiptar, Vasillaq Vangjeli, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Në ambientet e Teatrit të Metropolit në kryeqytet, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të pajetë të aktorit, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe artistëve të pranishëm.
Duke vlerësuar veprën artistike të aktorit të spikatur të humorit dhe të parodistit të talentuar të skenës së Teatrit të Estradës së Tiranës dhe të kinematografisë, Vasillaq Vangjeli, i cili për dekada me radhë, me përkushtim, dashuri e profesionalizëm, krijoi personazhe e karaktere të paharruara për të gjithë artdashësit shqiptarë, Presidenti Topi theksoi:
“Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej artistëve më me emër të skenës dhe ekranit shqiptar, Vasillaq Vangjelit, një artisti me intuitë të hollë dhe me një diapazon të admirueshëm, një aktori që i takonte sa pjesës së humorit, por edhe dramës. Me karakterin e tij, me aftësinë për të depërtuar thellë në ndërtimin e roleve ai bëri për vete zemrat e shumë shqiptarëve. Padyshim që kështu do të mbetet edhe në kujtesën e shoqërisë shqiptare si një njeri me ndjesi dhe një botë shumë të ndjeshme, një njeri komunikues në ambientet me kolegët, por edhe me shoqërinë si dhe një artist me vlera të rralla.
Me këtë rast, unë erdha të shpreh ngushëllimet për familjen, por edhe për pjesën që ishte e pandarë nga familja, shoqëria midis kolegëve. Edhe njëherë ngushëllime për familjen!”