E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ndjek kombetaren, i shoqeruar nga kryeministri danez

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, eshte gjendur papritur prane kombetares sone, ne Danimarke, ne nje moment teper te veshtire. Presidenti Topi ndoqi edhe ndeshjen, ne stadium, bashke me kryeministrin danez Anders Fogh. Ky i fundit preferoi te shoqeronte presidentin shqiptar ne stadium. Kuqezinjte pas humbjes me Hungarine, jane demoralizuar se tepermi. I ftuar ne nje takim pune ne Danimarke, Presidenti Topi, nje nate para ndeshjes ishte i pranishem edhe ne rezidencen e kuqezinjve, dhe se bashku me presidentin Duka e trajnerin Ari Han, takoi te gjithe lojtaret, duke iu dhene moral. Presidenti Bamir Topi eshte nje tifoz i zjarrte futbolli dhe sigurisht i njeh mire problemet.

72 ndeshje

Ka zhvilluar Lala me kombetaren tone, nje me pak se Foto Strakosha qe mban rekordin. Pas ndeshjes se 6 qershorit, ndaj Portugalise ne Tirane, Lala do te arrije rekordin qe e mban aktualisht ish-portieri kuqezi. Mesfushori Lala ka shenuar tre gola me kuqezinjte, ndersa me Hanobverin eshte aktivuar ne 270 ndeshje dhe ka shenuar 10 gola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›