Kosove dhe Greqi, nis eksporti i energjise
Blerina Hoxha
Pergjate ketij muaji vendi yne do te furnizohet me energji nga prodhimi vendas, nderkohe qe teprica e energjise do te shitet ne Kosove dhe Greqi. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nisur qe prej ores 24:00 te dites se djeshme eksportin, njoftoi drejtori i Divizionit te Prodhimit prane KESH-it, Muharrem Stojku. Ai tha se, "eksporti i energjise do te zgjase nga data 1-30 prill dhe sasia e energjise qe do te eksportohet eshte 2.2 milione kilovat/ore ne dite, kryesisht gjate oreve te paradites".
Sipas tij, eksporti i energjise ne keto dy shtete eshte bere ne baze te kontratave te shitjes mes KESH dhe kompanise shteterore te Greqise dhe KEK-ut ne Kosove. "KESH do te kryeje gjithashtu gjate muajit prill edhe shkembime te energjise elektrike me Kosoven, konsumi i se ciles kap shifren 17.5-18 milione kilovat/ore ne dite", theksoi Stojku.
Ai shtoi se eksporti i energjise u be i mundur fale permiresimit te ndjeshem te situates hidrike ne vend, per shkak te reshjeve te bollshme dhe shkrirjes se debores. KESH ka eksportuar gjate ketij viti energji elektrike ne Greqi rreth 40 dite, duke filluar nga data 22 janar. Ndersa vitin e kaluar nuk eshte kryer asnje eksport i energjise elektrike. Niveli i liqenit te Hidrocentralit te Fierzes ditet e fundit ka arritur ne 293.7 metra, ndersa prurjet llogariten 700 m3/sek. Prurjet e ujerave jane rritur gjithashtu edhe ne liqenin e HEC-it te Komanit, duke arritur 170 m3/sek, ndersa niveli i liqenit eshte 172.7 metra, kurse ne Vaun e Dejes prurjet jane 70 m3/sek dhe niveli i ujit ka arritur ne lartesine 74.3 metra. Ndersa konsumi ditor i energjise elektrike nga konsumatoret ne te gjithe vendin, ditet e fundit ka arritur ne 17.9 milione kilovat ore ne dite. "Kjo shitje energjie nuk behet ne dem te plotesimit te nevojave me energji te klienteve tarifore shqiptare, kusht i cili percaktohet ne modelin e tregut si dhe ne rregulloren e procedurave te shitjes ne fjale", - ka theksuar ministri Ruli ne momentin qe ka bere publik, lajmin e eksportit te energjise jashte vendit.
Eksporti i energjise, ul deficitin tregtar
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare KESH ka siguruar nje shume prej 5milione eurosh nga shitja e energjise elektrike ne Greqine fqinje gjate muajit shkurt, duke ndihmuar keshtu ne uljen e deficitit tregtar. Cmimi per njesi i shitjes se energjise elektrike ka qene cmimi i burses se Greqise per cdo ore minus 4%, qe konsiderohen humbjet ne rrjet. Greqia ka nder cmimet me te larta te rajonit dhe me te larta se cmimet e Serbise dhe te Malit te Zi, me te cilat Shqiperia ka mundesi transmetimi. Qeveria ka miratuar propozimin e METE-s, per eksport te energjise elektrike duke i hapur rruge shitjes edhe ne situata te prurjeve normale, por gjithmone duke respektuar furnizimin normal me energji elektrike te konsumatoreve tarifore dhe mbulimin e humbjeve te energjise elektrike ne transmetim, duke mundesuar optimizmin e portofolit ekonomik te korporates. Eksporti i energjise elektrike pritet te ndikoje pozitivisht ne bilancin tregtar te vendit. Pasi si nje mall i shtrenjte, ndihmon ne hyrjen e euros ne tregun e brendshem e per pasoje edhe ne forcimin e vleres se lekut. Importi ne nivele te larta, i energjise ne vitin 2007 ka ndihmuar ne zgjerimin deficitit tregtar, per shkak te shpenzimeve te larta qe beri KESH, per blerjen e saj ne tregun nderkombetar.