E Diel, 1 Nëntor 2026

Monopolet, biznesi ka shtuar ankimet te Autoriteti i Konkurrences ne 2008

Biznesi ka rritur ankimimet per monopolet. Konfirmimin e ka bere kryetarja e Autoritetit te Konkurrences, Lindita Milo dje, ne Komisionin parlamentar te Ekonomise. Ajo tha se kriza globale ka rritur rolin e autoriteteve te konkurrences, per mbrojtjen dhe funksionimin e mekanizmave te tregut. Permiresimi i instrumenteve te hetimit dhe marrja ne konsiderate e nivelit te besueshmerise se te dhenave financiare, eshte nje nga sfidat me te cilat ballafaqohemi. Ne kete kontekst, funksionimi i Autoritetit te Konkurrences eshte pjese e funksionimit te sistemit te informacionit. Prandaj, bashkepunimi shume i ngushte me te gjithe institucionet qe prodhojne apo perpunojne informacion me natyre ekonomike, eshte konsideruar si shume jetike per zbatimin e ligjit. Ne menyre te vecante konsolidimi i Qendres Kombetare te Regjistrimit dhe perfundimi i bazes se te dhenave qe ky institucion do te mundesoje, perben nje faktor shume te rendesishem per rritjen e eficences se nderhyrjeve ne treg, te institucionit te mbikeqyrjes se konkurrences. Gjate vitit 2008 Autoriteti i Konkurrences se lire ka bere nje sere hetimesh te cilat kane perfshire linja te rendesishme te tregut, si cimenton, naften, miellin, etj. Ne qender te vemendjes per 2008 ka qene mbikeqyrja e tregut dhe nderhyrja ndaj praktikave anti-konkurruese, marreveshjet e ndaluara apo abuzimet me poziten dominuese, apo realizimi i kontrollit te perqendrimeve dhe shit-blerjet e aksioneve perbejne thelbin e funksionimit te Autoritetit te Konkurrences. Ne zbatim te ligjit per mbrojtjen e konkurrences efektive ne treg, metodologjite e perdorura jane bazuar ne praktikat me te mira dhe rekomandimet e institucioneve homologe nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›