E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han, le jashte formacionit Altin Lalen

Altin Lala nuk eshte aktivizuar mbreme ne ndeshjen ndaj Danimarkes. Mesfushori kuqezi pesoi nje demtim te lehte ne seancen e fundit dhe humbi vendin e titullarit. Trajneri pak ore para ndeshjes ndryshoi serish mendje, edhe pse Lala shpresonte qe te aktivizohej qe ne fillim. Trajneri Ari Han aktivizoi mesfushorin Dorian Bylykbashi, ne vend te Altin Lales. Sakaq, ndryshe nga ndeshja me Hungarine, qe ne fillim te lojes jane aktivizuar edhe Ansi Agolli dhe Ervin Bulku. Cana ishte i skualifikuar, por mbeti jashte formacionit sulmuesi Hamdi Salihi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›