E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skocia luan tenis me shpresat tona

Kombetarja shpresa, ndryshe nga ndeshja e pare, pesoi dje nje humbje te thelle, 4-2 nw Skoci. Vetem 30 minuta rezistence per kuqezinjte dhe me tej kundershtari mori ne dore fatet e lojes. Ekipi shpresa zhvilloi me 28 mars nje ndeshje tw mirw, ne Elbasan, por nw fund Skocia fiti 1-0, fale nje 11-metershi. Dje Shqipwria pesoi nje humbje te thelle ne Falkirk, ne ndeshjen e dyte kualifikuese per ne Evropian, duke mbetur ne kuoten e zero pikeve. Skocezet shenuan ne '37 te ndeshjes me ane te Gudvilit. Shini dhe Merfi e cuan rezultatin, ne 3-0, ne harkon e tre minutave, pak momente pas fillimit te pjeses se dyte. Kombetarja shpresa, e Artan Bushati shenoi me ane te Hyses, 15 minuta para perfundimit golin e vetem. Por nuk zgjati shume, pas shkurtimit te diferences dhe Skocia realizoi me ane te Merfit edhe golin e katert te ndeshjes. Ne minuten e fundit shpresat tona shkurtuan diferencen, ne 4-2 me ane te Trokes, por Skocia gjeti edhe golin e peste, ne kohen shtese.

Intervista/Pak ore para ndeshjes me Danimarken, kapiteni i kombetares komentoi ecurine dhe arsyet e deshtimit

Lala: Kampionati shqiptar nuk nxjerr lojtare

Altin Lala thekson se barazimi me Malten dhe humbja qe na shkaktoi Hungaria, na japin me pak shprese

Aranit Muraci

Ecuri e pasuksesshme e kombetares". Nje konstatim, qe e deklaroi para ndeshjes me Danimarken kapiteni kuqezi, Altin Lala. Pas perpjekjeve te deshtuara, ne vitin 2002 dhe 2006, eshte rrotulluar e njejta histori per ekipin kombetar te Shqiperise. 33-vjecari thote se kombetarja shqiptare e ka thuajse te pamundur kualifikimin ne finalet e Kupes se Botes. Perpjekjet e eliminatoreve te ketij viti kane deshtuar serish. Ekipi, nen drejtimin e trajnerit holandez Ari Han, per "Afrika e Jugut 2010" ze vendin e parafundit ne klasifikim. Kursi "perfundimisht" ndryshoi pas humbjes me Hungarine te shtunen me 28 mars 2009, kur kuqezinjte pesuan nje disfate te rende 0-1. Shpresat e shqiptareve, pas barazimit me Suedine dhe fitores se vetme, siguruar ndaj Maltes 3-0. Ato moren me shume vrull, kur u shenua barazimi tjeter pa gola ne Portugali. Por pas humbjes, me Hungarine, Shqiperia mbeti kater pike pas saj dhe Danimarkes qe udheheqin grupin. Edhe ekipet e tjera te grupit tone. Diten e ndeshjes, ndaj Danimarkes, Altin Lala dha kete interviste, per "FIFA.com".

Lala, para ndeshjes me Danimarken, Shqiperia ra ne vendin e parafundit, ne Grupin 1. A ka ndonje mundesi apo shprese, qe ruhet ende qofte edhe sekrete, per t'u kualifikuar ne finalet e boterorit, "Afrika e Jugut 2010"?

Mundesite tani jane shume te vogla, sidomos pas barazimit te hidhur kunder Maltes dhe humbjes qe pesuam me Hungarine, ne Tirane. Morem lavderime pas barazimit, 0-0 ne Portugali, por pesuam nje tjeter barazim 0-0, zhgenjyese ne Malte (maltezet siguruan piken e pare ne grupin) dhe nje 0-1, kunder Hungarise.

Pse gjithe keto luhatje per kombetaren?

Rezultatet e dobeta kane ardhur ne fund pasi, ne gjysmen e pare te ndeshjeve, ishim shume mire.

Shqiptaret ende nuk kane marre pjese ne nje kompeticion te rendesishem boteror apo evropian. A do ishte e rendesishme qe te merrni pjese?

Natyrisht, do te ishte shume e rendesishme, por konkurrenca eshte shume e forte ne Evrope. Deri diku, jemi permiresuar shume vitet e fundit.

Pse nuk ngrihet Shqiperia me lart, edhe pse ne futboll ajo perfaqesohet e madhe?

Besoj se eshte ende e veshtire, per ta shpjeguar. Liga jone, ne Shqiperi eshte ende shume modeste. Ka shume pak lojtare, nga kampionati shqiptar, qe mund te perfaqesohen ne radhet e ekipit kombetar.

Sa vlera ka futbolli ne vendin tuaj?

Shume. Jane vlera, qe futbolli i shfaq vazhdimisht. Shume familje perqendrohen para televizionit, per te pare ndeshjet e futbollit dhe kjo eshte teper pozitive.

Le te flasim per ju. Nese do te luani ndeshjet e radhes, i bie qe te thyeni kete vit rekordin e perfaqesimit me ekipin tuaj kombetar, qe aktualisht e mban Foto Strakosha. Cfare do te thote kjo per ju?

Sigurisht, do te jete nje nder i madh per mua. Por duhet te presim edhe dy ndeshjet e radhes.

Dicka ne stilin e lojes se kombetares. Cfare mund te permiresoni ende pas 33 vjetesh?

Edhe une kam per te mesuar ende.

Klubi juaj, Hanover 96, ne keto momente rrezikon renien. Per cfare arsyesh nuk ka qene solid, si gjate viteve te kaluara?

Per shume arsye. Mbi te gjitha, jane disa lojtare qe luajne ne menyra te ndryshme. Natyrisht, problemet tona kane qene edhe me te ndryshme. Por nese marrin ndonje pike, ne ndeshjet e mbetura, ne kete menyre ne mund te arrijme nje norme konstante.

Keni ardhur tek Hanover 96, ne vitin 1998 dhe jeni serish ne kontrate?

Mua me pelqen qe te qendroj, por kurre nuk i dihet se cfare do te ndodhe, sidomos ne futboll gjerat jane te paparashikueshme.

Mendoni se ne fund te kontrates, para se ta mbyllni karrieren, mund te largoheni tek nje klub tjeter?

Gjithmone kam pasur oferta te tjera, por jam ndjere mire tek Hanoveri. Dua ta mbyll karrieren time si futbollit ketu, ne kete klub.

Jeni 33 vjec. Edhe sa kohe mendoni se jeni ne gjendje te luani per kombetaren dhe klubin tuaj?

Me pelqen te luaj edhe dy vite te tjera futboll. Pastaj jam duke menduar qe tani, se cfare do te bej. Duhet te merrem me pune te tjera. Kam krijuar nje shoqeri farmaceutike dhe ne javet e ardhshme, synoj qe ta zgjeroj drejt Shqiperise. Edhe me pas futbolli do te mbetet pjese e jetes sime.

Cfare mund te arrini tek ekipi i Hanover '96 kete vit, dhe cilen skuader shihni se do te shpallet kampione e Gjermanise?

Kampione te Gjermanise shoh ekipin e Hamburgut. Hanover 96 duhet ta largohet nga zona e renies ne nje kategori me poshte. Pastaj te perqendrohemi ne sezonin e ardhshem, ne presim qe me te suksesshme detit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›