Presidenti Topi, në takimin me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Ali Muhamed Tunajan Al-Ganim fton investitorët kuvajtianë të rrisin praninë e tyre në Shqipëri

28 maj 2012
Kuvajt Siti, Shteti i Kuvajtit
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, zhvilloi sot një takim pune me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë kuvajtiane, Ali Muhamed Tunajan Al-Ganim. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jakaj si dhe një grup sipërmarrësish të rëndësishëm shqiptarë.
Duke shprehur mirënjohjen për kontributin dhe ndihmesën e vazhdueshme financiare të Shtetit të Kuvajtit për Shqipërinë, Presidenti Topi nënvizoi faktin se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona janë futur tashmë në një terren të natyrshëm bashkëpunimi, duke vlerësuar veçanërisht shkëmbimet tregtare në rritje të bizneseve të vendeve tona, por dhe të bashkëpunimit reciprok të institucioneve përkatëse dhe bashkësive të sipërmarrjes.
Pasi bëri një përshkrim të shkurtër të arritjeve dhe ndryshimeve rrënjësore të Shqipërisë për t’iu përshtatur ekonomisë së tregut, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se vendi ynë ka nevojë për bashkëpunim më të gjerë ekonomik, sidomos me vende të zhvilluara arabe si Kuvajti, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që iniciativat tregtare japin në ndihmë të Shqipërisë dhe përmirësimit të imazhit të saj, si një vend që po zhvillohet dita-ditës, që po ndërmerr reforma të thella, dhe që po bëhet përherë e më shumë tërheqës për investitorët e huaj. Në këtë kuadër, Presidenti Topi bëri thirrje për më shumë investime të biznesit kuvajtian në vendin tonë me projekte konkrete nëpërmjet organizimit të vizitave më të shpeshta dhe rritjes së bashkëpunimit të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë mes Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe Kuvajtit, dhe krijimit të kushteve të duhura të kryerjes së aktiviteteve të biznesmenëve kuvajtianë në vendin tonë. Presidenti Topi theksoi: "Biznesi kuvajtian është i mirëpritur në Shqipëri, duke pasur parasysh se mundësitë për investime janë të shumta dhe kuadri ligjor tepër i përshtatshëm. Vendi ynë ofron potenciale të mëdha për të investuar në fushën e infrastrukturës, të energjisë, të burimeve minerale, të turizmit, të hotelerisë, agro-industrisë, blegtorisë, etj., si dhe ofron një sistem fiskal nga më të ulëtit në rajon e më gjerë."
Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu edhe situatën e përmirësuar të paqes dhe stabilitetit që mbizotëron në rajonin e Ballkanit, duke theksuar se tashmë mbarë rajoni është i projektuar tërësisht drejt integrimit në familjen e madhe evropiane dhe në këtë drejtim, investimet e mundshme kuvajtiane mund të shtrihen në mbarë hapësirën rajonale. Në këtë aspekt, "do të ishte me shumë interes dhe e mirëpritur vendosja e një linje ajrore e drejtpërdrejtë Shqipëri-Kuvajt, e cila do të ndihmonte së tepërmi në drejtim të forcimit të lidhjeve, lehtësisë së udhëtimit dhe shtimit të kontakteve si dhe numrit të turistëve nga Kuvajti dhe Gjiri Persik." – vuri në dukje Presidenti Topi.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kuvajtit, Ali Muhamed Tunajan Al-Ganim, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme vizitën e Kreun e shtetit shqiptar të shoqëruar edhe nga një numër sipërmarrësish shqiptarë, u shpreh se lidhjet mes dy popujve tanë janë shndërruar tashmë në raporte bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti të ndërsjellë, duke vlerësuar në të njëjtën kohë arritjet e Shqipërisë, si dhe duke uruar që së shpejti të bëhet një partner i rëndësishëm ekonomiko-tregtar dhe një aleat për siguri e bashkëpunim. Në këtë drejtim, Kreu i Dhomës së Tregtisë së Kuvajtit shprehu bindjen në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të dy vendeve tona si dhe vazhdimësinë e një partneriteti ekonomiko-tregtar afatgjatë mes Kuvajtit dhe Shqipërisë edhe nëpërmjet organizimit të forumeve të përbashkëta dhe të panaireve me prodhime të të dyja vendeve reciproke.