Presidenti Topi takon Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah

27 maj 2012
Kuvajt Siti, Shteti i Kuvajtit
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit zyrtar, u prit sot pasdite në një takim të veçantë nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, në të cilin ishin të pranishëm Princi i Kurorës, Navaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe autoritete të tjera të larta të Shtetit të Kuvajtit.
Gjatë takimit të veçantë të zhvilluar pasdite në Pallatin "Bajan", në prani edhe të dy delegacioneve respektive zyrtare, Kreu i Shtetit shqiptar, vuri në dukje "marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke theksuar dëshirën e vullnetin maksimal për nxitjen e bashkëpunimit të frytshëm dypalësh në fushën politike, ekonomike e tregtare, infrastrukturore e energjitike, arsimore e shëndetësore, për t’i shërbyer forcimit dhe thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve e popujve tanë".
Në këtë takim Presidenti Topi shprehu mirënjohjen në emër të shtetit për donacionet personale të Emirit në vendin tonë siç ishte rasti pas tragjedisë së Gërdecit apo për rindërtimin e Sheshit "Skënderbej" në Tiranë si dhe për ndihmesën financiare të Fondit Kuvajtian për Zhvillim. Presidenti Topi e ftoi Emirin e Shtetit të Kuvajtit për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesa e cila u pranua me kënaqësi dhe mbetet për t’u zhvilluar në një kohë të përshtatshme.
Duke vlerësuar rolin pozitiv e moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, por dhe në veprimtarinë intensive të Presidentit Topi në interes të paqes e qëndrueshmërisë në Ballkan, Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, shprehu gatishmërinë dhe besimin se me klimën e duhur dhe kuadrin ligjor të përshtatshëm, sidomos me qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike, interesat dhe investimet kuvajtiane në Shqipëri dhe në vendet përreth si Kosova apo Maqedonia do të rriten. Në këtë pikë, Presidenti Topi shprehu edhe njëherë mirënjohjen ndaj Emirit dhe Shtetit të Kuvajtit për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke theksuar se pas ndryshimit gjeo-politikal rajonal, mbarë vendet e rajonit tonë janë orientuar drejt integrimit euro-atlantik.
Kreu i Shtetit shqiptar, pasi shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar dhe kënaqësinë e veçantë të këtij takimi të nivelit të lartë, nënvizoi "rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm mes strukturave të ndryshme institucionale të Shqipërisë e Kuvajtit për rritjen e mundësive të bashkëpunimit në fushën ekonomike, kryesisht në sektorë parësorë, si ai i naftës dhe gazit, por dhe investimeve në segmente të tjera me interes të përbashkët si turizmi, bujqësia, agro-industria, infrastruktura, etj." Në këtë drejtim, Presidenti Topi u shpreh i sigurt se “shteti shqiptar do të vazhdojë të angazhohet seriozisht për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve tona”, duke e vënë theksin tek mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok, edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Gjithashtu, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e fuqizimit të klimës dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet arabe, e konkretisht me Shtetin e Kuvajtit, duke shprehur me këtë rast bindjen për vijueshmërinë e forcimin e kontakteve dypalëshe, si kontribuuese konkrete të zgjerimit e forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve e popujve tanë. Duke theksuar nevojën e rritjes së numrit të shteteve që do të njohin pavarësinë e Kosovës, Presidenti Topi nëvizoi besimin se Shteti i Kuvajtit do të ushtrojë influencën e vet tek vendet e tjera arabe për ta zmadhuar hartën e njohjeve të reja të shtetit multietnik, sovran e demokratik të Kosovës.
Me këtë rast Kryetari i Shtetit shqiptar dekoroi me Urdhrin e Lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah me motivacionin: “Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Kuvajtit; për solidaritetin e treguar, njerëzor dhe ekonomik në ndihmë të popullit shqiptar; për kontributin e dhënë në financimin e disa projekteve të rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë”.
Duke e falenderuar Presidentin Topi, Emiri i Shtetit të Kuvajtit e dekoroi Kreun e Shtetit shqiptar me "Urdhrin e Lartë të Mubarakut".