Presidenti Topi pret Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamad Al-Karafi

7 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamad Al-Karafi dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë personalitetit të shquar të shtetit kuvajtian, Presidenti Topi vlerësoi se, vizita të nivelit të lartë të përfaqësuesve të dy vendeve, nxisin zhvillimin e kontakteve të rregullta dypalëshe, sidomos bashkëpunimin në rritje parlamentar. Gjithashtu, Presidenti u shpreh se “shteti shqiptar është i angazhuar seriozisht për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve tona”, duke nënvizuar “rëndësinë e një dialogu dhe komunikimi të vazhdueshëm mes strukturave të ndryshme institucionale për gjetjen e mundësive dhe hapësirave të reja të bashkëveprimit, sidomos atij ekonomik, të investimeve në infrastrukturë dhe në segmente të tjera me interes të përbashkët.”
Duke vënë në pah mbështetjen reciproke dhe bashkëpunimin edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare, Kryetari i Shtetit Shqiptar dhe Kryeparlamentari kuvajtjan vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe theksuan se shkëmbimi i vizitave në nivelet më të larta do t’i shërbente forcimit dhe thellimit të mëtejshëm të tyre.
Nga ana e tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamad Al-Karafi, shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë gjetur në gjithë institucionet nga drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite në Shqipëri dhe për të gjithë gatishmërinë e shprehur prej tyre për një bashkëpunim të mëtejshëm mes Kuvajtit dhe Shqipërisë.
Në këtë drejtim, Jasim Al-Karafi theksoi vazhdimësinë e mbështetjes së Kuvajtit, edhe në kuadër të Fondit Kuvajtjan për Zhvillim, për projektet në vendin tonë në fushën e arsimit, turizmit, mundësinë e vendosjes së një linje ajrore direkte, si dhe në fushën infrastrukturore, sidomos për realizimin e suksesshëm dhe me seriozitet të projektin konkret në qendrën e Tiranës.