E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, vizitë dyditore në Katar

Presidenti Bamir Topi është nisr sot për një vizitë zyrtare në Katar. Topi shoqërohet nga Zonja e Parë dhe një delegacion në përbërje të të cilit janë përfaqësues të rëndësishëm të sipërmarrjes shqiptare.

Gjatë qëndrimit dyditor në Katar, kreu i shtetit shqiptar do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Mbretëror dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, si dhe me autoritete të tjera të larta.

Tema kryesore e takimeve do të jenë çështjet e rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet tona, mbi konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht në fushën e turizmit, shëndetësisë, sektorit të naftës e gazit etj, si dhe mbi mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›