E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi nis një vizitë 2- ditore në Katar

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me ftesë të të Emirit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani është nisur sot për një vizitë dyditore në shtetin e Katarit.

Gjatë qëndrimit në Shtetin e Katarit, Kreu i Shtetit, Bamir Topi, do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Mbretëror dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, si dhe me autoritete të tjera të larta. Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet tona, mbi konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht në fushën e turizmit, shëndetësisë, sektorit të naftës e gazit, etj, si dhe mbi mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri.

Topi është i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe një delegacion zyrtar në përbërje të të cilit janë edhe përfaqësues të rëndësishëm të sipërmarrjes shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›