Reforma zgjedhore, partitë e vogla jashtë loje

Fatmir Mediu nga Partia Republikane, e shpreh hapur zhgënjimin e tij, duke theksuar se nuk do të votojë për ndryshimet në Parlament.
"Partitë e tjera nuk kanë ndonjë vlerë të madhe në votën e tyre, sepse vota e partisë Demokratike dhe asaj Socialiste janë ato që determinojnë si konsensusin edhe mos funksionimin apo vendimin e këtij komisionin. Kështu që, prezenca është krejt formale, pa pikën e vlerës", ka thënë Mediu.
Nga grupi i majtë, Vangjel Dule i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, është në të njëjtën linjë, kur deklaruar se produkti final i kësaj reforme do të jetë i ngjashëm me ato të mëparshmet. "Do të kemi një produkt të ngjashëm me ato të reformave të mëparshme zgjedhore, të cilat na çuan në mënyrë të përsëritur dhe sistematike në zgjedhje të dështuara dhe të kontestuara", ka theksuar Dule.
Për sa i përket ngecjes së reformës, kur parashikimi për përfundimin e saj ishte në fund të këtij muaji, për Mediun dy partitë e mëdha e kanë zvarritur qëllimisht atë. "Dy partitë kanë gjetur gjuhën për të groposur partitë e tjera dhe kanë probleme se si do të ndajnë raportet me njëra-tjetrën. Gjihen pretekste nga më të ndryshmet, qoftë të qëndrojnë brenda kuadrit të OSBE/ODHIR apo të bëjmë një reformë të plotë. Partitë e mëdha nuk janë të interesuara për këtë çështje", tha Mediu.
Nga e tij, kreu i PBDNJ-së, shprehet se dy partitë e mëdha e kanë futur në reanimacion reformën zgjedhore. "Reforma elektorale është një proces pa frymëmarrje natyrale. Dy forcat e mëdha politike e kanë futur atë në reanimacion. Ç'rëndësi ka, nëse zgjat një ditë, një muaj, apo një vit. I ngjan një kostumi të prerë dhe të qepur në masën e dy forcave të mëdha politike", tha Dule. Deri më tani, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka përmbushur vetëm 20 nga 52 rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. /Start/
2012-02-26 16:53