E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, vodhën banesat, 1 në pranga

Një 33-vjeçar është arrestuar ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje banesash në Përmet. Berjando Jani, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kutal Përmet është vënë në pranga, ndërsa J.M. është shpallur në kërkim, pasi policia e Gjirokastrës ka arritur të dokumentojë vjedhjen e dy banesave në bashkëpunim.

Sipas policisë, 33-vjeçari Jani dhe personi me iniciale J.M. “kanë vjedhur me thyerje banesat e pabanuara të shtetasve N.B dhe V.K, nga fshati Kutal  Përmet, ku kanë marrë  5 motosharra , 4 trapano, enë guzhine prej bakri e materiale të tjera pune.

Të zotët e shtëpive janë me banim të përkohshëm në Greqi  dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë përfituar nga mungesa e tyre dhe kanë kryer vjedhjen e banesave duke thyer derën dhe prerë çelësat e portave”, bën të ditur policia.

Materialet e vjedhura janë sekuestruar nga policia, e cila po punon për kapjen e autorit tjetër të kësaj vepre. / E. Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›