Presidenti Topi përshëndet "Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës"

16 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në takimin e “Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës” organizuar në “Universitetin e Arteve” ku merrnin pjesë diplomatë, drejtues të bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë, studentë, etj.
Me këtë rast, Kreu i Shtetit shqiptar iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, ku theksoi: “Ju përshëndes! Zakonisht fjalimet fillojnë: të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur pjesëmarrës! Sonte do ta filloj në një mënyrë krejt ndryshe. Do ta filloja duke ju përshëndetur: ‘Mirëmbrëma, të dashur miq të tolerancës! Ju përshëndes! Dhe do të thoja që është një kënaqësi e veçantë për mua që jam këtu midis jush, natyrisht në një auditor të vogël, por mjaft cilësor. Në një auditor, besoj prej të cilit do të shpërndahen mesazhet e tolerancës në një shoqëri, e cila di ta demonstrojë, por në të njëjtën kohë ka nevojë për to, sepse njeriu, çdo ditë në familje, në shkollë, nëpër institucione, në shoqëri ka nevojë për një fjalë të mirë, ka nevojë për një mirëkuptim, ka nevojë për një bashkëpunim, ka nevojë për miq për të bërë punë të mira.
Në vitin 1995, Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi ta shpallë 16 nëntorin “Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës”. Prej atëherë, kjo datë kujtohet në çdo vend anëtar, si një rast për të sjellë në vëmendjen maksimale të shtetit dhe publikut të gjitha angazhimet tona për një shoqëri të hapur, demokratike dhe tolerante.
Për ne, shqiptarët, raportet me tolerancën kanë qenë raporte komplekse, të imponuara kryesisht nga fatet tragjike në luftra e pushtime, nga regjime autoritare dhe refuzuese ndaj të drejtave bazë të njeriut. Shqipëria ishte ndër të paktat shtete që nuk iu bashkua në kohën e duhur Kartës së OKB-së të të Drejtave të Njeriut dhe sidomos Kartës së Helsinkit, por me ndryshimet demokratike, në vitin 1995, Shqipëria konfirmoi standarde të larta të këtyre të drejtave duke u pranuar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Sot Shqipëria është një vend nënshkrues i Deklaratës së Parimeve mbi Tolerancën, është një vend anëtar në NATO dhe me projektim të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Tej bilancit historik, në shoqërinë shqiptare ekziston një raport i fortë tolerance, sidomos në aspektin e marrëdhënieve midis qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare. Si rrallë ndonjë vend tjetër, ne kemi komunitete të ndryshme fetare që respektojnë dhe vlerësojnë besimin e tjetrit, jetojnë në harmoni dhe e përdorin këtë tregues si një pasuri të çmuar të identitetit evropian të shqiptarëve. I njëjti vlerësim karakterizon raportet tona kulturore, sociale, sportive dhe arsimore me kulturat dhe vendet e tjera. Me sjelljet e tyre qytetare, shqiptarët dëshmojnë etje për njohjen e kulturës së tjetrit, e pranojnë atë si pjesë e jetës së përditshme, respektojnë traditat dhe përbëjnë ndër rastet e veçanta evropiane të mungesës tërësore të organizatave ose strukturave raciste, ksenofobe, intolerante apo antisemite.
Nën modelin e Nënë Terezës, shqiptares që u bë simbol i humanizmit për gjithë botën, jam krenar të pohoj se shqiptarët ofrojnë një mentalitet të lirë hapjeje dhe respekti për tjetrin, përfshirë vendet e rajonit tonë, disa prej të cilave vetëm një dekadë më parë ishin të përfshira në luftra nacionaliste, madje edhe kundër shqiptarëve. Sot rajoni ynë rrezaton hapje dhe bashkëpunim, vullnet politik për zgjerim të miqësisë dhe të shkëmbimeve; - një arritje me vlerë për paqen dhe stabilitetin, për të cilën Shqipëria e shqiptarët kanë pasur dhe kanë një meritë të veçantë.
Të dashur pjesëmarrës,
Parimet mbi tolerancën krijojnë një numër të gjerë angazhimesh, të cilat nuk mund të merren të mirëqena në një kohë të vetme, - ato janë angazhime afatgjata dhe si të tilla, kërkojnë garanci afatgjatë, pra shndërrimin e sjelljes tolerante në kulturë qytetare, kulturë politike dhe kulturë shtetërore. Shoqëria shqiptare i ka të gjitha potencialet për ta arritur këtë, edhe pse shpesh ndeshemi me raportime shqetësuese që lidhen me të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut. Të tilla janë rastet e dhunës dhe krimit në familje, rastet e dhunës në shkolla apo ndonjë rast në zyrat e policisë, rastet e korrupsionit zyrtar mohues ndaj të drejtave publike, çdo formë e mungesës së transparencës, rastet e konflikteve për pronësinë mbi tokën apo të paragjykimeve krahinore dhe sociale.
Mbi të gjitha, ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale qytetare. Shpesh herë kemi parë sesi individë apo institucione politike, të cilët kanë përgjegjësi dhe detyrimin zyrtar e publik të jenë përfaqësues, tolerantë dhe transparentë, - të veprojnë ndryshe, duke cënuar me sjelljet dhe vendimet e tyre jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit.
Dita e sotme është një apel për të gjithë ata, për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional jo si një dhuratë apo lëshim, por si detyrim kushtetues e civil, si mjeti i vetëm për t’u shërbyer si duhet qytetarëve dhe shoqërisë. Një vend me probleme që kërkojnë zgjidhje, nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe politike, nominale apo ideologjike. Politika ka përgjegjësinë të mos lejojë asnjëherë të shndërrohet në faktor dominues mbi qytetarët dhe interesat e tyre, por të bashkëjetojë dhe të bëhet zëdhënëse e këtyre interesave.
Së fundmi, por jo i fundit, një apel për vetë qytetarët, sidomos për brezin më të ri: Një shoqëri e shëndoshë dhe demokratike kërkon qytetarë aktivë, që respektojnë ligjin dhe mbrojnë me kurajo të drejtat e tyre, që nxjerrin mësime nga e kaluara, por nuk mbeten peng i saj, që kërkojnë tek tjetri më të mirën duke respektuar mendimet, kulturën dhe traditën e tij, dhe mbi të gjitha, që siç na mësonte Nënë Tereza, kudo në jetën e tyre në familje, në komunitet, në shoqëri dhe në institucione: ‘të bëjnë punë të vogla por me dashuri të madhe’”.