Presidenti Topi përshëndet hapjen e vitit të ri shkollor unversitar 2008-2009 në Fakultetin e Mjekësisë.

13 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, mori sot pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit të ri shkollor universitar 2008-2009 në Fakultetin e Mjekësisë. Fillimisht, Presidenti Topi zhvilloi një takim në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, mjekë e pedagogë, në të cilin u diskutua mbi çështje të ndryshme që prekin fushën e mjekësisë dhe arsimit.
Më tej, në një nga sallat e Fakultetit të Mjekësisë, Presidenti Topi mbajti një fjalë përshëndetëse me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor universitar 2008-2009, në prani edhe të mjaft pedagogëve e studentëve, në të cilën u shpreh:
“Në fakt vështrimi duhet orientuar disi larg, të paktën ky është vizioni i politikanëvë në përgjithësi, vizion, i cili artikulohet thuajse çdo ditë dhe shikimi im në këto moment është pikërisht tek formati i fundit i sallës, tek studentët. Kështu që unë po e nis këtë urim për studentët: studentët, të cilët sot janë në fillim të një viti të ri akademik, ata që janë kryefjala e të gjithë aktivitetit pedagogjik. Të dashur studentë unë ju përshëndes dhe ju uroj një vit të mbarë shkollor!
I nderuar zoti Rektor,
E nderuara zonja Ministre,
I nderuar zoti Dekan,
Të nderuar dekanë, të nderuar deputetë, të nderuar profesorë, zonja e zotërinj,
Duke ardhur në këtë auditor dhe me vështrim të parë impresionohesh, sepse në jetën e përditshme, sikurse zhvillohen shumë kontakte, humbin dhe shumë kontakte. E kam fjalën për kontaktet vizive, fizike, impresionohesh, rikthehesh edhe njëherë në ato momente kur kontaktet akademike apo kontaktet e punës kanë bërë që të njihesh me shumë personalitete të nderuara dhe kam rastin të shoh këtu një ekstrakt të vërtetë të intelektualëve të shquar, të personaliteteve të fushës së mjekësisë, të njerëzve, tek të cilët ne kemi orientuar besimin dhe shpresën në momentet më të vështira, dhe momenti më i vështirë për njeriun është momenti i mbijetesës, momenti ka të bëjë me jetën dhe mbi të gjitha me jetën e familjarëve, me jetën e të njohurve, dhe është e pamundur të mos orientohesh tek ju. Kështu që një respekt i veçantë për ju, për ju që studioni çdo ditë, për ju që edukoni çdo ditë, dhe unë kam zgjedhur natyrisht Fakultetin e Mjekësisë për të dhënë urimin për vitin e ri akademik, por këtu flas për të gjithë sistemin akademik, për të gjithë pedagogët kudo në Shqipëri, në Tiranë, nëpër qytete të tjera ku janë ngritur universitete. Rektori e tha shumë bukur për të gjithë universitetet shqipfolëse, për të gjithë studentët shqiptarë, kudo ku ata studiojnë dhe sot kemi shumë studentë, falë mundësive të reja, hapjes së botës, të një bote, e cila tenton të bëhet më globale, përtej atij izolimi kur numri ishte jashtëzakonisht i reduktuar nëpër fakultete. Pak më parë diskutuam për numra, të cilat formatoheshin një herë e përgjithmonë rreth shifrës 80-100, ndërsa sot po të bësh një kalkulim, do të vlerësosh që studentë të degëve të ndryshme studiojnë kudo në mbarë botën, studiojnë në radhë të parë në Shqipëri, në katedra, nëpër faklutete që tentojnë të rrisin kualitetin e tyre, që jetojnë dhe studiojnë në diasporë, dhe padyshim, në universitetet më me emër të botës, të Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe në Evropë. Unë me këtë rast, do të doja t’ju inkurajoja të gjithëve, kudo ku ato zhvillojnë aktivitetin e tyre, qoftë si studentë, qoftë si pedagogë, një aktivitet i cili duhet të dalë patjetër jashtë kornizave. Jetojmë në një moment të ri, në një moment kur nuk kemi më për referencë veten tonë, ose më mirë jo thjesht veten tonë.
Tradita është shumë e rëndësishme. Sot jemi në një fakultet që përmendet për traditën e saj, ose për traditën e tij, por nga tjetër, kemi edhe një referencë, referencë që shkon pikërisht tek Bolonja. Bolonja është një qytet ku natyrisht merret si referencë, përsa i përket referencës së zhvillimit të pedagogjisë dhe të gjithë kurrikulës universitare, orientohet tek Bolonja për ata që studiojnë në mjekësi, për ata që zhvillojnë aktivitete në mjekësi, do të thotë që, përveç formatit universitar, të orientohesh nga një qytet ku në traditën e vet ka mjekësinë, ku edhe sot e kësaj dite merret si një nga referencat më të mira evropiane dhe botërore. Unë kam pasur rastin ta ndjek nga afër të gjithë reformimin e ligjit për arsimin e lartë. Ka pasur mjaft debate, debate që nuk janë bërë midis nejrëzve që dinë dhe nuk dinë, por kryesisht janë bërë debate midis rrethit të pedagogëve, rrethit të profesorëve dhe padyshim ka pasur dhe koherenca, por ka pasur dhe divergjenca. Por shpesh herë, këto diskutime, kam rastin këtu që ta ndaj këtë opinion edhe në sy të kolegëve të mi të nderuar në parlament, ka pasur raste që këto debate për çështje shumë principiale janë bërë larg katedrave, larg katedrave me emocione shpesh herë të çastit, të rastit, me interesa të caktuara, ndoshta interesa jashtëzakonisht të vogla, gjithsesi, ne kemi një ligj, ligji 9741 me një amendament, por në biseda edhe me Rektorin, edhe me të tjerë, gjykohet prapë që ligji ka nevojë të reformohet. E thashë këtë episod për të dhënë domosdoshmërinë e një netuork-u, të një bashkëpunimi të rëndësishëm të politikës me katedrën, me universitetin. Kur diskutojmë për çështje mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me sistemin, kanë të bëjnë me kurrikulën, kanë të bëjnë me politikat e perspektivës, askush nuk besoj që të mos ndajë të njëjtin mendim që çdo gje duhet bërë në mënyrë të kualifikuar, duhet bërë nëpër katedra, nëpër universitete, sepse aty është koncentrati intelektual, profesional i fushës. Dhe duhet të jetë një shans për politikën në përgjithësi, që të marrë ekstraktin e këtyre mendimeve dhe ta projektojë për perspektivën.
Unë jam i bindur që sot ne jemi mbledhur pikërisht për të dhënë urimin, por nga ana tjetër për të dhënë edhe bekimin për mjaft kohezione të reja që duhet të vijnë nga politika, nga qeveria. Unë jam i bindur që prania e Ministres këtu, zëri i saj i sinqertë, preokupant për situatën ku ndodhet sot shëndetësia, prania e Rektorit, e dekanëve të tjerë, është një zë besoj, dhe një moment optimist që duhet ta bëjmë, që së pari, meqënëse jemi në Fakultetin e Mjekësisë, së pari duhet vendosur me shumë kujdes diagnoza, dhe një diagnozë e saktë, e përgjegjshme, të orienton mirë edhe tek terapia. Sot jemi në momentin kur kjo diagnozë praktikisht njihet. Çështja është si do të bëjmë terapinë. Ne, ju, unë, unë sot në një pozicion të ri, ku jam i detyruar që të dëgjoj, të dëgjoj, të dëgjoj pafundësisht, por edhe të interpretoj, mund të themi që shumë gjëra kanë avancuar, por nuk mund të mos jem interpret i mendimit që vjen nga qytetari që problem në shëndetësi është një problem që duhet parë makroskopikisht, duket makroskopikisht, nuk ka nevojë për mikroskop. Është çështje e rëndësishme e një perceptimi të ri, të një vizioni të ri, sepse ka të bëjë pikërisht me elementin bazë të shoqërisë sonë, me njeriun. Ne jemi të kënaqur dhe të gëzuar pa masë që shikojmë çdo ditë, që shohim të ketë progres. Jemi pranë sfidave integruese. Të integrohesh në Evropë, të integrohesh në NATO është një gjë fantastike, është një gjë e paimagjinueshme vite më parë. Por të mos harrojmë që gjërat ecin paralelisht. Vërtet në percepsionin e gjithësecilit, integrimi në NATO është shumë i shpejtë, sepse janë interesa të natyrës gjeo-strategjike, të bashkëpunimit për sigurinë, për sistemet e sigurisë. Por të gjithë pranojmë që integrimi në Bashkimin Evropian është një rrugë që ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund të mënyrë të padiskutueshme, por çështje që kanë të bëjnë me realizimin e standarteve dhe është një rrugë relativisht më e gjatë. Kur flasim për standarte, flasim për standarte në politikë, flasim për standarte në ekonomi, natyrisht duhet të flasim edhe për standarte në fushën e shëndetësisë, në mjekësi. Dhe ky është standarti më i ndjeshëm. Njeriu, përpara se të kërkojë për politikë, për ekonomi, shikon tek aspekti shëndetësor, pra ne duhet ta ndiejmë, dhe unë jam i bindur që, të gjithë ju, në traditën e profesionit tuaj, jeni konsideruar bij të Hipokratit, por sot ne kemi edhe një referencë tjetër. Jemi pasardhës të Nënë Terezës, e cila vuri në themel të misionit të saj pikërisht humanizmin. Kështu që ne duhet të dimë shumë mirë të komunikojmë sistemin profesional të organizuar, duhet të dimë të kombinojmë në mënyrë shumë perfekte, efikase, profesionalizmin, intelektualizmin, me pjesën tjetër të humanizmit. Ky është në themel të misionit tuaj dhe unë jam i bindur që juve e keni. Ka nevojë vetëm për koordinim, ka nevojë për implementim të politikave më moderne, përsa i përket trajtimit integral të sistemit të shëndetësisë, por më vjen shumë mirë që zonja Ministre komunikon drejtëpërdrejt me Dekanin, dhe Dekani i drejtohet sërish Ministres, pavarësisht që dikush është në qeveri, tjetri është në drejtim të Fakultetit, i cili tenton çdo ditë të fitojë autonominë, jo se e kërkon ai individualisht, e kërkon koha, e kërkojnë modelet evropiane dhe modelet botërore, që fakultetet janë qendra ku zhvillohet aktiviteti kërkimor dhe pedagogjik. Politika merret me të tjera gjëra, por bashkëpunimi natyrisht është i domosdoshëm.
Sot nuk është momenti për të bërë analiza të gjata, sot është momenti për të dhënë urimin, por jam i bindur që gjithçka që unë shoh këtu, dhe jam i bindur që përtej jush ka shumë të tjerë. Juve do të jeni të gjithë një armatë, qoftë në Fakultetin e Mjekësisë, qoftë në Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin Juridik, një armatë e madhe e pedagogëve për të përgatitur gjenerata, që nuk do të jenë më pjesë si qytetarë të Shqipërisë, por do të jenë qytetarë me të drejta të barabarta dhe të përgatitur në të gjitha standartet si qytetarë të Evropës. Fakti që juve, një pjesë e juaja dhe shumë të tjerë që nuk punojnë sot në Shqipëri, por punojnë në klinika të specializuara të Evropës, ruani bashkëpunimin dhe ruani të njëjtin nivel, kjo është një premisë e jashtëzakonshme, që vetë studentët që janë në fakultetin tuaj, por edhe në fakultete të tjera, do të kenë shansin që të formohen me standartet evropiane për të qenë qytetarë të Evropës së lirë, të asaj Evrope që ne aspirojmë për t’u futur. Unë, edhe njëherë ju uroj një vit të ri akademik me shëndet dhe sukses, me një frymë kohezive midis jush, për të bërë të mundur që rigjenerimi ose avancimi në të gjitha politikat e shëndetësisë të jetë kontribut në radhë të parë i Universitetit dhe në bashkëpunim të domosdoshëm me politikën! Ju faleminderit!”