Presidenti Topi përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

22 korrik 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, pasi uroi Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë Kosovës duke u shprehur për Televizionin "Klan":
“Pyetje:Zoti President, si e vlerësoni opinionin që sapo dha Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë? Si mendoni ju që ky opinion do të ndikojë në procesin e njohjeve të reja të Republikës së Kosovës?
Presidenti Topi: E ndoqa me shumë interes tërë procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe mund t’ju them që në tërë përvojën time nuk kam parë gjykim më profesional, më analitik, më logjik rreth një ngjarjeje që ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008. Ndihem shumë i gëzuar për këtë vendim, i cili realisht shkoi në të drejtën legjitime të popullit të Kosovës, të institucioneve legjitime të Kosovës për ta shpallur Kosovën shtet të lirë, sovran, të pavarur. Padyshim që është ngjarja e dytë, e jashtëzakonshme, që pason shpalljen e pavarësisë së Kosovës më datën 17 shkurt të vitit 2008.
Telefonatën e parë ia bëra Presidentit Sejdiu, nëpërmjet të cilit unë transmetova për popullin e Kosovës urimet më të mira për këtë vendim, i cili tregon përveç të tjerave që institucionet e Kosovës, populli i Kosovës, kanë qenë koherent në të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë, koherent në të gjithë vendimarrjen ndërkombëtare, dhe padyshim, i tërë misioni, qoftë ai i OKB-së, qoftë misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kanë qenë në një lloj sintonie me atë që sot shpalli Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në asnjë element të kësaj deklarate të pavarësisë nuk u pa të ketë devijim nga e drejta ndërkombëtare për të shpallur Kosovën shtet të lirë, sovran dhe të pavarur. Kështu që jam jashtëzakonisht i gëzuar për këtë ngjarje. Dëshiroj t’ju them që kjo do të ndjekë një serial shumë intensiv njohjesh të reja për Kosovën. Deri tani Kosova është njohur nga gjashtëdhjetë e nëntë shtete. Sigurisht shtete mjaft të rëndësishme, por patjetër që vendimi i Gjykatës së Drejtësisë do të japë një diapazon të ri për shumë shtete që e prisnin këtë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kështu që para Kosovës, para popullit të Kosovës, para institucioneve të saj hapet një erë e re e njohjeve masive në të gjitha kontinentet dhe pa diskutim Kosova, por edhe shtete të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, patjetër që duhet t’u nënshtrohen një rruge tjetër – asaj të integrimit qoftë në Evropë, qoftë në NATO, sepse perspektiva e vendeve të rajonit sigurisht që është shprehur në mënyrë frekuente që patjetër është në familjen euro-atlantike.
Padisktuim që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të bëjë të mundur edhe ndërgjegjësimin e disa mendjeve, të cilat për fat të keq u munduan që ta mbajnë zvarrë këtë proces. Ta mbajnë zvarrë, të përdorin insinuata në dëm të imazhit të Kosovës, por nuk arritën, sepse më shumë se çdo shtet tjetër apo qeveri, institucionet e Kosovës brenda një periudhe shumë të shkurtër dëshmuan një mentalitet modern, një mentalitet, i cili arriti që të aplikohej edhe në praktikë për ndërtimin e një shteti multietnik, ku qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, të jetojnë në një vend të lirë, të barabartë, natyrisht me problemet e veta të rritjes, por mbi të gjitha për të tejkaluar traumat e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme euro-atlantike.
Unë dëshiroj të përgëzoj jo vetëm institucionet e Kosovës, përfaqësuesit legjitimë të saj, por edhe të uroj që kjo situatë patjetër të shërbejë që Kosova të ndjekë një rrugë vërtetë demokratike dhe patjetër me një shans shumë të madh për një prosperitet ekonomik dhe shoqëror për shoqërinë kosovare. Uroj gjithashtu që ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të drejtohet si një apel qytetar për të gjitha vendet, të cilat ende nuk e kanë njohur, por edhe për vendet e tjera, të cilat kanë qenë skeptike dhe kanë bërë një njohje të përgjysmuar, do të thoja, për të ndërtuar marrëdhënie reale në komunikim, qoftë në atë politik, qoftë në atë diplomatik dhe në të gjitha lëmet e jetës!
Edhe njëherë urimet më të mira edhe për ju që e keni përcjellë këtë ngjarje të madhe! Ju falemnderit!