Presidenti Topi përuron mjediset e reja të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

10 dhjetor 2010
Korçë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot qytetin e Korçës, ku u prit përzemërsisht nga përfaqësuesit më të lartë vendorë: Kryetari i Këshillit të Qarkut, Ilia Milo, Prefekti, Andrea Mano, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, deputetë, drejtues të bashkësive fetare, si dhe banorë të këtij qyteti.
Pasi është takuar dhe përshëndetur me ta në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Kryetari i Shtetit, i shoqëruar dhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dede, Kryetari i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta, Zëvendëskryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu dhe anëtarë të tjerë të këtij Këshilli, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
I nderuar zoti Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë,
I nderuar zoti Kryetar i Gjykatës Kushtetuese,
Të nderuar deputetë të Qarkut të Korçës,
Të nderuara autoritete vendore,
Të nderuar gjyqtarë,
Të nderuar qytetarë të Korçës,
Natyrisht që është një ditë e gëzuar. Është një nga ato ditë që ne do të preferonim t'i kishim shpesh, sepse sot jo vetëm përurojmë një godinë të re, një godinë, e cila do t'i shërbejë një Qarku që jo vetëm është një nga më të rëndësishmit e Shqipërisë dhe besoj në vetvete përmbledh një problematikë mjaft komplekse përsa i përket jetës së përditshme dhe asaj që kërkojnë njerëzit në komunikim me drejtësinë.
Patjetër që përurimi i kësaj ndërtese të realizuar me fonde publike i shtohet infrastrukturës moderne të institucioneve të drejtësisë.
Thashë që është një ditë e gëzuar në radhë të parë për qytetarët. Vërtet drejtësia kërkon ambiente, kërkon komoditet për gjyqtarët, por në radhë të parë për vetë qytetarët. Realizimi i një ndërtese të tillë me ambiente jo të komodititetit, por të atij ambienti që është i domosdoshëm për gjyqtarët, realizon në radhë të parë etikën qytetare, së dyti realizon atë, që ne kërkojmë çdo ditë, transparencën. Të japësh drejtësi, natyrisht mund ta japësh duke realizuar dy kushte mjaft të rëndësishme, të profesionalizmit dhe të integritetit, por patjetër drejtësia kërkon edhe ambient, kërkon edhe transparencë, kërkon edhe një lloj komunikimi qytetar pikërisht me atë që kërkon drejtësi, por kërkon transparencë edhe para atyre mjeteve të komunikimit, të cilat janë bërë të domosdoshme për jetën e qytetarit.
Unë mendoj që, realizimi i një infrastrukture të tillë, në një zonë, e cila në vetvete, sikurse thashë, ka karakteristika të veçanta jo vetëm fiziko- gjeografike, për një zonë me një qytetari të spikatur, me një traditë të theksuar në të gjitha linjat, jo vetëm në qytetari, por në art, në kulturë, patjetër që të ofron edhe nevojën e përballimit të mjaft çështjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë.
Kjo është një nga tre-katër gjykatat më të rëndësishme në nivel kombëtar, patjetër që trajton çështje të karakterit penal, civil e administrativ dhe patjetër e donte, e kishte të domosdoshme ndërtimin e kësaj godine. Unë besoj që gjyqtarët sot, të rrethit gjyqësor Korçë, kanë një motiv më shumë, kanë një motiv më shumë, sepse jo vetëm kanë kushte bashkëkohore, por kanë një mundësi më shumë për t’u motivuar edhe profesionalisht, kanë një motiv më shumë për të qenë para qytetarëve më të drejtpërdrejtë, kanë një motiv më shumë për të qenë më integër në pozicionin e tyre moral para asaj sfide që e ka gjithë shoqëria sot. Sot, diskutohet për shumë gjëra, por në radhë të parë diskutohet për drejtësi. Diskutohet për drejtësi në nivel politik, diskutohet për drejtësi në nivel shoqëror, diskutohet për drejtësi në nivel administrativ. Pra, të gjithë së bashku, më vjen mirë që jemi të gjithë së bashku, sepse ka një solidaritet të së gjitha institucioneve, edhe në nivel lokal, ka një solidaritet midis profesionistëve dhe të gjithë së bashku në këtë ditë të gëzuar të themi: “E gëzofshi Gjykatën! Suksese! Dhënçi sa më shumë drejtësi! Rritshi sa më shumë nivelin profesional, sepse kështu do i shërbejmë më shumë Shqipërisë!”
Urime!”
* * *
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, pas përurimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në mjediset e reja të kësaj Gjykate, zhvilloi një mbledhje pune me Kryetarë të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore të vendit.
Në prani të Kryetarit të Gjykatës së Korçës, Admir Belishta, Zëvendëskryetarit të Këshillit të lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu dhe Kryetarëve të Gjykatave Gjyqësore të vendit, Presidenti Topi apeloi edhe një herë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të gjyqtarëve, për paanshmëri të gjyqësorit, në mënyrë që sistemi i drejtësisë t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave dhe të rrisë besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe tek shteti ligjor. Presidenti i Republikës ritheksoi gjithashtu rëndësinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Administrative.