Presidenti Topi pret Ambasadorin e Kazakistanit për Shqipërinë, Beibit Isabajev.
25 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit për Shqipërinë, me rezidencë në Ankara (Turqi), z. Beibit Isabajev, i cili i paraqiti Letrat-kredenciale.
Presidenti Topi vlerësoi vendosjen për herë të parë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si një hap, që premton rritjen dhe konkretizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kazakistanit.
Nga ana e tij, ambasadori Isabajev, duke i përcjellë Presidentit Topi urimet më të përzemërta të Presidentit të Kazakistanit, e siguroi për angazhimin e tij maksimal, për të përmirësuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.