V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË RI TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “KRISTAL”, DHE HAPJEN E FILIALIT NË QYTETIN E KUKËSIT
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË RI TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE, “KRISTAL”, DHE HAPJEN E FILIALIT NË QYTETIN E KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e programit të studimit, të ciklit të parë, në “Mësuesi për arsimin fillor”, në formën e studimeve me kohë të plotë, pranë shkollës së lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë.
2. Kohëzgjatja normale e programit të studimit, të ciklit të parë, të jetë 3 (tri) vite akademike, me plotësimin, së paku, të 180 krediteve. Në përfundim të këtij program studimi lëshohet diplomë e nivelit të parë, (DNP), në “Mësuesi për arsim fillor”.
3. Hapjen e të njëjtit program studimi, të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Mësuesi për arsimin fillor”, në filialet e qytetit të Fierit dhe të qytetit të Korçës.
4. Hapjen në qytetin e Kukësit, të filialit të Fakulteteve të Drejtësisë, të Shkencave Politike, të Infermierisë dhe të Administrim-biznesit, si pjesë përbërëse e shkollës së lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë.
5. Hapjen e programeve të studimit të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në filialin e Kukësit, në:
a) “Drejtësi”;
b) “Marrëdhënie ndërkombëtare”;
c) “Shkenca komunikimi”;
ç) “Psikologji”;
d) “Infermieri”;
dh) “Menaxhim biznesi”;
d) “Financë”.
6. Programet e studimit, të përcaktuara në pikat 3 e 5, të këtij vendimi, të jenë të njëta me programet e studimit, që shkolla e lartë universitare private, “Kristal”, ofron në selinë qendrore të saj, në Tiranë. Ato do të realizohen me 18 kredite dhe kohëzgjatja e tyre do të jetë 3 (tri) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diploma e nivelit të parë (DNP), përkatësisht, në:
a) “Drejtësi”;
b) “Marrëdhënie ndërkombëtare”;
c) “Shkenca komunikimi”;
ç) “Psikologji”;
d) “Infermieri”;
dh) “Menaxhim biznesi”;
d) “Financë”.
7. Ngarkohet shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik ³ huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
8. Shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në këtë vendim, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse nga ministri ³ Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
9. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
10. Shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, duhet t’u nënshtrohet procesit të akreditimit institucional të këtyre programeve, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
11. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/07/2009