Presidenti Topi pret Drejtorin e Prokurorisë Publike në Angli, Keir Starmer

31 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Drejtorin e Prokurorisë Publike në Angli, Keir Starmer, me të cilin zhvilloi një takim pune me temë qendrore zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit pozitiv mes strukturave të drejtësisë në dy vendet tona. Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam.
Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhe të pakursyer, që Britania e Madhe, përmes projekteve konkrete dhe asistencës së ekspertëve nga më të mirët në fushën e drejtësisë, i ka dhënë Shqipërisë për forcimin e shtetit ligjor, pavarësisë së institucioneve dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Topi dhe zoti Starmer vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm dypalësh në drejtim të funksionimit efikas të strukturave të drejtësisë në vend për arritjen e një standardi të lartë profesional, të përqendruar tek cilësia dhe shërbimi ndaj interesave të qytetarëve të këtij vendi. Kryetari i Shtetit vuri në dukje interesimin e palës shqiptare që “bashkëpunimi mes strukturave partnere të drejtësisë në dy vendet tona të konsolidohet më tej dhe në të ardhmen, në kuadër edhe të sfidave integruese me të cilat po përballet Shqipëria, ku një ndër kriteret kryesore për arritjen e kësaj aspirate madhore, janë edhe reformat e duhura në sistemin e drejtësisë”.
Nga ana e tij, Drejtori i Drejtorisë Publike në Angli, Keir Starmer falënderoi Presidentin Topi për pritjen e rezervuar dhe për mundësinë për të shkëmbyer mendime lidhur me çështjet e trajtuara gjatë bisedës. Zoti Starmer vuri në dukje gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të asistuar strukturat e drejtësisë shqiptare, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe të profesionalizmit të tyre si dhe për të ndarë përvojën pozitive në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, etj.