Presidenti Topi pret Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Volkan Bozkir

31 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Volkan Bozkir dhe delegacionin parlamentar turk, që po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të rajonit.
Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri delegacionit dhe në veçanti zotit Bozkir dhe u përcolli përshëndetjet e ngrohta drejtuesve më të lartë të shtetit turk, Presidenti Topi shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë si dhe interesin për zgjerimin dhe konsolidimin e tyre në të ardhmen në planin dypalësh dhe atë rajonal, sidomos në fushën ekonomike, por edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Presidenti vuri në dukje se “në këtë drejtim, një rëndësi të veçantë paraqet dhe bashkëpunimi ndërparlamentar, i cili kontribuon në nxitjen dhe zhvillimin efikas e të suksesshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe popujve tanë.”
Duke vlerësuar edhe një herë mbështetjen e Turqisë dhënë për vendin tonë në përmbushjen me sukses të aspiratës për anëtarësimin me të drejta të plota në NATO si dhe angazhimin e plotë të Shqipërisë përkrah partnerëve të saj të Aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë, Presidenti Topi ritheksoi “përpjekjet e shtetit shqiptar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, si një prioritet i politikës së jashtme shqiptare, ashtu sikundër është dhe ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit ballkanik”. “Shqipëria ndjek një politikë konstruktive dhe bashkëpunimi me fqinjët, pasi ne besojmë se nëpërmjet angazhimit dhe synimeve të përbashkëta, mund të kapërcehen sfidat politike, çka i hap rrugë zhvillimit dhe integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike”, - u shpreh Presidenti i Republikës.
Presidenti Topi dhe zoti Bozkir nënvizuan gjithashtu rolin moderator të faktorit shqiptar në rajon, për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan dhe më gjerë dhe në këtë pikë, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë shprehu “krenarinë për bashkëpunimin e frytshëm dhe profesional të ushtarakëve turq me ata shqiptarë gjatë misionit në Afganistan për ruajtjen e paqes dhe konsolidimin e demokracisë.”
Gjithashtu Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Volkan Bozkir, pasi falënderoi për mikpritjen, çmoi “marrëdhëniet historike mes dy vendeve dhe popujve tanë duke i konsideruar ato si një partneritet strategjik për paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan e duke vlerësuar politikën e matur dhe vizionare të Shqipërisë dhe institucioneve të saj”. Zoti Bozkir shprehu edhe njëherë vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe vuri në dukje nevojën për të ndarë e shkëmbyer përvojën pozitive integruese jo vetëm në kuadër të NATO-s, por edhe përgjatë rrugëtimit të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.