E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kryeministrin e Bosnje-Hercegovines Mustafa Mujezinovic.

8 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryeministrin e Bosnje- Hercegovines Mustafa Mujezinovic dhe delegacionin e nivelit te larte qe e shoqeron ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone.

Ne fillim te takimit Presidenti Topi dhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovines Mujezinovic shkembyen urimet e ndersjella per vendimin e marre nga Parlamenti Evropian lidhur me raportin per liberalizimin e vizave te dy vendeve tona me Bashkimin Evropian. Dy personalitetet e larta theksuan se ky eshte nje hap pozitiv dhe nje vleresim i shumepritur per punen e bere nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina ndaj ne kete dite ne kemi te drejten te jemi krenare te gezojme por edhe te jemi te vetedijshem per te gjitha sfidat te cilat na presin ne rrugetimin tone te metejshem integrues.

Gjate bisedes Presidenti Topi vleresoi nivelin shume te mire te dialogut politik dhe marredhenieve ndermjet dy vendeve tona dhe shprehu vullnetin e shtetit shqiptar per shtimin e shkembimit te vizitave te niveleve me te larta politike. Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se edhe kjo vizite e zotit Mujezinovic ne Shqiperi sherben si nje shtyse e fuqishme per nxitjen dhe zhvillimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Presidenti Topi theksoi nevojen per rritjen dhe intensifikimin e tyre po aq sa dhe te bashkepunimit ekonomik ne menyre qe ky lloj bashkepunimi ti pergjigjet nivelit te dialogut politik. Gjithashtu Presidenti i Republikes nenvizoi rendesine e zhvillimit te tryezave rajonale dhe zbatimit te projekteve te perbashketa qe sherbejne per thellimin e bashkepunimit ne fusha te tjera me interes te ndersjelle si energjetika transportet turizmi kultura etj. Ne kete drejtim Presidenti Topi theksoi se heqja e plote e regjimit te vizave dhe levizja e lire e njerezve dhe mallrave eshte nje ndihmese e vyer po aq sa edhe nje domosdoshmeri ne menyre qe qytetareve te dy vendeve tona tu jepet mundesia per te zhvilluar me tej pozitivisht kapacitetet e tyre te biznesit tregtise turizmit shkembimeve kulturore e artistike.

Ne vijim biseda u ndal ne situaten e stabilizuar te rajonit te Ballkanit Perendimor sidomos pas krijimit te shtetit te ri e multietnik te Kosoves. Presidenti Topi vuri ne dukje edhe nje here faktin se bashkepunimi rajonal eshte nje nder prioritetet kryesore te politikes sone te jashtme duke besuar se e ardhmja e rajonit tone eshte integrimi i plote ne Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij Kryeministri i Bosnje-Hercegovines pasi uroi perzemersisht Kreun e Shtetit shqiptar per arritjen e rendesishme te perbashket ne drejtim te liberalizimit te vizave vuri ne dukje perparimin e madh te shenuar nga vendi yne gjate viteve te fundit. Kryeministri boshnjak Mujezinovic nenvizoi rendesine e kontakteve dhe vizitave reciproke te nivelit te larte persa i perket ruajtjes dhe forcimit te klimes dhe marredhenieve te fqinjesise se mire dhe bashkepunimit mes dy vendeve tona mike.

Te dy personalitetet e larta shprehen bindjen se bashkepunimi dypalesh dhe rajonal dialogu politik dhe rritja e shkembimeve tregtare-ekonomike do te permbushin aspiratat integruese te popujve tane per tiu bashkangjitur familjes se madhe evropiane. Ne kete aspekt u vu ne dukje edhe prania e komunitetit plotesisht te integruar boshnjak ne Shqiperi i cili sherben si ure e rendesishme e komunikimit dhe e forcimit te kesaj lidhjeje e miqesie tradicionale qe ekziston midis dy vendeve tona.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›