Presidenti Topi pret Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç.

10 dhjetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një takim me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Në bisedën e zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave, bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve tona, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin edhe në kuadër të nismave rajonale, nënvizuan rëndësinë e zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, duke u ndalur sidomos në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.
Presidenti Topi vuri në dukje se fusha me interes të ndërsjellë bashkëpunimi janë ato të energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, etj, duke nënvizuar faktin se në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave, do të ishte e vlerësueshme gjetja e një zgjidhjeje sa më të shpejtë, “në muajt e parë të vitit 2009” mes dy vendeve për të krijuar kushte sa më të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare-ekonomike.
Gjatë takimit, Presidenti Topi rikonfirmoi se Shqipëria e ka konsideruar zhvillimin e marrëdhënieve me Bosnje-Hercegovinë në një element të rëndësishëm të politikës së saj të jashtme në rajon, duke mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Në të njëjtën kohë, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se vendi ynë do të vazhdojë të japë kontributin e tij në kuadër të pjesëmarrjes ndërkombëtare ushtarake në Bosnje-Hercegovinë me praninë e trupave paqeruajtëse dhe dymbëdhjetë ekspertëve çminues atje.
Sa i përket situatës aktuale në rajonin ballkanit, Presidenti i Republikës u shpreh se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka krijuar një realitet të ri në rajonin tonë dhe kjo i shërben veçse rritjes dhe garantimit të një paqeje dhe qëndrueshmërie afatgjatë në Ballkan. “Shqipëria është e bindur se misioni BE-së, EULEX, i cili filloi dje më datën 9 dhjetor, duhet të shtrihet shpejt në gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë të njëtrajtshme dhe uniforme”, - vuri në dukje Presidenti Topi.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi vizitën e Kryeministrit Spiriç, në vazhdën e vizitës së Presidentit Silaxhiç dhe Kreut të Asemblesë së Bosnje-Hercegovinës si tregues të qartë të nivelit shumë të mirë të marëdhënieve politike dhe miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe pakicat respektive, të cilat shërbejnë si ura lidhëse të forta për konsolidimin dhe zhvillimin e miqësisë dhe marrëdhënieve të gjithanshme.
Nga ana e tij, Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç, pasi shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë, theksoi se niveli i mirë i marrëdhënieve politike, duhet patjetër të pasqyrohet edhe në rritjen e marrëdhënieve ekonomike-tregtare dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha si energjitika, siguria kufitare, kontrolli doganor dhe siguria e ushqimeve të tregtuara, duke e ilustruar këtë me praninë e Ministrit të Sigurisë dhe atij të Ekonomisë dhe Tregtisë në delegacionin që e shoqëron.
Z. Spiriç theksoi se me hapjen e ambasadave respektive dhe nënshkrimin e mëarrëveshjeve të duhura, shumë shpejt do të bëhet i mundur edhe lehtësimi ose liberalizimi i plotë i regjimit të vizave mes dy vendeve tona, që do të mundësonte jo vetëm lëvizjen e lirë të njerëzve, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike. Gjithashtu kjo do t’i shërbente edhe përmbushjes së objektivit të përbashkëta që ndajnë dy vendet tona: atij të integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe hyrjes në Bashkimin Europian.