E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kryetaren e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica.

4 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetaren e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica dhe delegacionin qe e shoqeron gjate vizites zyrtare dyditore ne vendin tone. Te pranishem ne kete takim ishin edhe Ambasadori i Malit te Zi ne vendin tone Zheljko Perovic si dhe Kryetarja e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Shpresa Becaj.

Pasi i uroi zonjes Medenica mireseadhjen ne Shqiperi Presidenti Topi pershkroi punen e bere dhe reformat e ndermarra ne sistemin gjyqesor me qellim konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe arritjen e plote te pavaresise dhe paanshmerise se pushtetit gjyqesor dhe institucioneve te tij. Ne kete drejtim Kreu i Shtetit shqiptar dhe njekohesisht edhe Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise nenvizoi rendesine e integritetit dhe profesionalizmit te juristeve te cilet duke kryer detyren e tyre ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi kontribuojne dukshem ne forcimin e shtetit te se drejtes dhe rritjen e imazhit dhe besueshmerise se sistemit gjyqesor ne interes te qytetareve shqiptare.

Kreu i shtetit shqiptar vleresoi si te shkelqyera marredheniet dypaleshe te dy vendeve mike dhe fqinje si dhe nivelin e larte te dialogut politik duke vene ne pah faktin se vendet dhe popujt tane jane orientuar teresisht drejt integrimit ne gjirin e familjes se madhe evropiane. Duke nenvizuar rendesine e bashkepunimit mes institucioneve respektive gjyqesore Presidenti Topi shprehu mbeshtetjen e plote institucionale dhe personale per shkembimin e pervojave te ndersjella nepermjet organizimit te aktiviteteve te perbashketa dhe zhvillimin e metejshem te ketij bashkepunimi te frytshem. Ne kete pike Presidenti Topi vuri ne dukje faktin qe dy Gjykatat e Larta te vendeve respektive drejtohen nga dy zonja juriste me pervoje te gjate e te suksesshme dhe profesioniste te denja ne fushen e tyre.

Nga ana e saj Kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi Zonja Vesna Medenica edhe ne emer edhe te delegacionit qe e shoqeron shprehu kenaqesine e vecante te ketij takimi dhe garantoi perkushtim maksimal ne drejtim te forcimit te sistemit te drejtesise dhe te institucioneve te tij. Ne kete kuader Zonja Medenica theksoi se mbeten shume te rendesishme vijimi i vizitave te ndersjellta mes drejtueseve te institucioneve homologe te drejtesise dhe shkembimi e ndarja e vazhdueshme e pervojave pozitive sepse institucionet e drejtesise se dy vendeve ndajne shume sfida dhe objektiva te perbashketa mbi bazen e te cilave bashkepunimi do te vazhdoje te rritet e te forcohet edhe me tej.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›