Presidenti Topi shpreh ngushellimet e sinqerta per ndarjen nga jeta te aktorit te madh komik britanik Norman Uisdom

5 tetor 2010
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi nepermjet nje mesazhi ngushellues drejtuar familjareve shpreh ngushellimet e tij te sinqerta edhe ne emer te popullit shqiptar per ndarjen nga jeta te aktorit te madh britanik Norman Uisdom i cili u be i famshem per teleshikuesit shqiptare dhe ata anembane botes me rolet e paperseritshme te Pitkinit.
Te nderuar familjare te Ser Norman Uisdom
Me lejoni qe ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal tju shpreh ngushellimet me te thella per ndarjen nga jeta te Ser Norman Uisdomit
Ser Norman Uisdom legjenda e komedise britanike dhe asaj boterore ishte per ne shqiptaret komiku me i adhuruar ne kohet e veshtira te izolimit totalitar. Magjia e artit te tij humori i holle anglez dhe rolet e tij te ndertuara me mjeshteri te spikatur dhuronin buzeqeshje frymezonin dashuri dhe shprese duke mbajtur te mberthyer me ore perpara ekraneve familjet shqiptare. Ne ato vite te veshtira Ser Norman Uisdom arriti qe permes roleve te tij te depertonte thelle ne shpirtin dhe memorien e tyre. Interpretimi virtuoz origjinaliteti dhe plastika e jashtezakonshme me te cilat u realizua personazhi i Pitkinit e bene ate nje amalgame te pandare humori per artdashesin shqiptar per shume breza. Te pashlyeshme ne kujtesen tone do te mbeten vizitat e aktorit te madh ne Shqiperi kurse mbeshtetja e tij humanitare per femijet jetime shqiptare gezon mirenjohjen tone.
Me ndarjen nga jeta te Ser Norman Uisdom kinematografia boterore dhe artdashesit ane e mbane globit humben nje nder ikonat me te spikatura.
Edhe nje here ngushellimet me te sinqerta
Miqesisht
Bamir Topi