Presidenti Topi pret Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazlo Këver

31 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazlo Këver dhe delegacionin që e shoqëron në këtë vizitë zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim, Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Hungarisë, e cila mban Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe theksoi rëndësinë e konsolidimit dhe thellimit të mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë ekonomike. Në këtë drejtim, duke vlerësuar mbështetjen e shtetit hungarez për vendin tonë në përmbushjen me sukses të aspiratave të tij integruese, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e madhe që paraqitet edhe bashkëpunimi ndërparlamentar, duke qenë se: “Parlamenti është tempulli institucional i demokracisë” dhe ky bashkëpunim e shkëmbim përvoje do të kontribuonte në realizimin me sukses të proceseve të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Duke bërë një përshkrim të situatës politike në vend dhe në veçanti, të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 dhe fushatës së saponisur zgjedhore, Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin e gjithanshëm të shtetit shqiptar në zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve të duhura e demokratike të këtyre zgjedhjeve, sepse “sa më pak të politizuara të jenë këto zgjedhje, aq më shumë do t’u kushtohet vëmendje shërbimeve dhe interesave të qytetarëve”.
Kryeparlamentari hungarez, Lazlo Këver pasi e falenderoi Kreun e Shtetit shqiptar për pritjen e ngrohtë e miqësore, shprehu bindjen në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë dhe Hungarisë në mjaft fusha, sidomos në drejtim të bashkëpunimit të frytshëm parlamentar në kuadër të përafrimit të legjislaturës shqiptare me atë të BE-së. Zoti Këver vlerësoi gjithashtu arritjet e shënuara dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë, si dhe e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për vazhdimësinë e mbështetjes së Hungarisë në drejtim të rrugëtimit integrues evropian të vendit tonë dhe në përmbushje të aspiratës për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe evropiane.