Presidenti Topi pret një përfaqësi sindikaliste të punonjësve të naftës dhe gazit

1 shkurt 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite, me kërkesën e tyre, një përfaqësi sindikaliste të punonjësve të naftës dhe gazit, të kryesuar nga Kryetari i Federatës së Naftëtarëve, Dilaver Xhelili.
Përfaqësia sindikaliste e punonjësve të naftës dhe gazit parashtroi në takim probleme që lidhen kryesisht me mosmarrëveshjet e krijuara pas procesit të privatizimit dhe me kontratat e kushtet e punës së tyre. Me këtë rast, ata i kërkuan Presidentit Topi mbështetje institucionale pranë institucioneve të shtetit për trajtimin e drejtë dhe ligjor të pretendimeve të tyre.
Presidenti Topi i siguroi për vëmendjen e vazhdueshme të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe u sugjeroi që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore për trajtimin dhe zgjidhjen ligjore e transparente të çështjeve si dhe për të rritur ndjeshmërinë e opinionit publik në lidhje me interesat e tyre profesionale dhe jetike.