E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pret Përfaqësuesen e PNUD-it në Tiranë, Gylden Turkoz-Koslet.

31 gusht 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite Koordinatoren e Përhershme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (Përfaqësuesen e PNUD-it) në Tiranë, zonjën Gylden Turkoz-Koslet, e cila është në prag të përfundimit të mandatit të saj në vendin tonë.

Në fillim të bisedës, Presidenti Topi nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë takim me zonjën Turkoz-Koslet dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të PNUD-it në promovimin dhe realizimin e shumë projekteve në Shqipëri. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit shqiptar vlerësoi rolin pozitiv dhe kontributin e zonjës Turkoz-Koslet në rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit mes PNUD-it dhe institucioneve shqiptare në fusha të ndryshme ku mund të veçohen demokratizimi i qeverisjes, lufta kundër korrupsionit dhe varfërisë, rritja e parametrave socialo-ekonomikë, etj.

Nga ana e saj, zonja Gylden Turkoz-Koslet pasi falënderoi Kreun e Shtetit për të gjithë përkrahjen dhe mbështetjen personale dhe institucionale të dhënë për Agjencinë që ajo përfaqëson, vlerësoi arritjet e jashtëzkonshme të vendit tonë si dhe bashkëpunimin e frytshëm me PNUD-in nëpërmjet projekteve konkrete të suksesshme të realizuara. Zonja Turkoz-Koslet, i garantoi Presidentit Topi se ajo po largohet nga vendi ynë me përshtypjet më të mira dhe se lidhja dhe përkujdesja e saj për Shqipërinë do të vazhdojë edhe në postin e ri në OKB, në Nju Jork.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›