E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon delegacionin e Fondacionit holandez Eduardo Frei, kryesuar nga zoti Bart van Winsen.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot delegacionin e Fondacionit holandez Eduardo Frei, fondacion i Partisë Kristiandemokrate, të kryesuar nga zoti Bart van Winsen.

Zoti Winsen vlërësoi transformimet e mëdha të Shqipërisë, të njohura tashmë në mbarë botën përmes studimeve më të fundit prestigjioze mediatike si Newsweek, apo të raporteve globale ekonomike dhe të biznesit.

Duke u ndalur pikërisht në studimin e Newsweek, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 57, ndër 100 vendet më të mira për të jetuar, Kryetarja e Kuvendit tha se nuk mund të gjendet vend tjetër si Shqipëria, që të ketë arritur kaq shumë, në pak vite.

Kryetarja e Kuvendit e njohu delegacionin holandez me punën intensive të parlamentit, ku vetëm këtë vit janë miratuar mbi 250 ligje e vendime, pjesë e refomave të mëdha.

Zonja Jozefina Topalli tha se: Në një kohë të krizës ekonomike globale, falë doktrinës ekonomike e vizionit të qartë, Shqipëria, jo vetëm pati rritje ekonomike pozitive, por vijoi rritjen e pagave e pensioneve edhe pse një vend me taksat më të ulta në Europë.

Vetëm pak ditë më parë, USAID në raportin mbi performancën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri konfirmoi suksesin e reformave të ndërmarra për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Po ashtu, Shqipëria u vlerësua nga OKB me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike.

Nisur nga të gjithë këto, por edhe falë zhvillimit të infrastrukturës, nuk ka ndonjë vend tjetër, që në 5 vjet të ketë dhjetëfishuar turizmin, siç ka ndodhur në Shqipëri. Turizmi, po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare dhe vetëm në dy vjet turizmit u rrit me 60 përqind.

Kryetarja e Kuvendit tha se tashmë Shqipëria ndodhet në momentet e saj më të mira, falë angazhimit dhe punës intensive për finalizimin së shpjeti të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, duke pasur si prioritet të qartë; integrimin në familjen europiane, familje të cilës i përkasim.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›