E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr një mesazh falënderimi nga Kryeministri i Japonisë z. Naoto Kan

Kryeministri Berisha mori një mesazh falënderimi nga Kryeministri i Japonisë z. Naoto Kan, i cili i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si Kryeministër i Japonisë.

Në mesazhin e kryeministrit Naoto Kan drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:

“Shkëlqesi,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time të përzemërt për urimet tuaja në marrjen e detyrës si Kryeministër i Japonisë.

Jam i lumtur të shoh se dy vendet tona kanë rritur shkëmbimet në fusha të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Do të dëshiroja të punoja aktivisht me ju për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ekzistuese të përzemërta midis dy vendeve tona.

Sinqerisht juaji

Naoto Kan

Kryeministër i Japonisë”


30/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›