Kryeministri Berisha niset në Bruksel për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “ Biznesi dhe Lidershipi”
Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë dy ditore në Bruksel ku do të marrë pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar “Biznesi dhe lidershipi”. Ky simpozium organizohet çdo vit, me pjesëmarrjen e politikanëve të rëndësishëm, përfaqësuesve të biznesit nga e gjithë bota, akademikë dhe figura të tjera të shquara, të cilët mblidhen për të shkëmbyer eksperiencën mbi sfidat aktuale të tregjeve globale.
Konferenca e këtij viti, në të cilën do të referojë edhe kryeministri Berisha do të shqyrtojë hollësisht shkaqet e krizës financiare globale në kërkim të një udhërrëfyesi në mbështetje të biznesit.
Kjo konferencë prestigjoze organizohet nga Shoqata ndërkombëtare për vlerat njerëzore, me mbështetjen e parlamentit Evropian.
13/11/2008