Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijon shqyrtimin e projektligjit Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10119, datë 23.04.2009 Për planifikimin e territorit.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 11.3.2010, në orën 11:00, vazhdoi shqyrtimin e projektligjit Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10119, datë 23.04.2009 Për planifikimin e territorit.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Kreuza Leka dhe Rikard Luka.
Fillimisht u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesve të ministrisë.
Zoti Rikard Luka shpjegoi se në këtë projektligj janë përcaktuar për çdo rast, që, për veprat me interes kombëtar, zhvillimet duhet të planifikohen në Kwshilli Kombwtar I Territorit (KKT) dhe lejet përkatëse zhvillimore (për koncesione të pakërkuara), duhet të shqyrtohen në KKT. Për këta raste, KKT-ja ka kapacitete njerëzore që mundësojnë një oponencë më të saktë. Projektligji parashikon që KKT-ja të jetë dhe organi i fundit miratues për lejet e zhvillimit në zona kombëtare, zona shtetërore dhe në oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, zonave universitare, spitaleve, kopshteve, ku pushteti vendor nuk ka përgjegjësi administrimi. Mbledhja vijoi me pyetjet për përfaqësuesit e ministrisw. Pas dëgjimit të përgjigjeve të tyre, komisioni e votoi në parim projektligjin dhe e miratoi në parim atë. Iu la detyrë përfaqësuesve të ministrisë që në mbledhjen e ardhshme, të sjellin një riformulim më të qartë të termave: zonë kombëtare dhe toka dhe troje, pronë shtetërore. Shqyrtimi nen për nen i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e ditës së mërkurë , më 17.3.2010, në orën 11:00.