Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton nen për nen projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8752, datë 26.3.2001, Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 4.3.2010, në orën 11:00, filloi shqyrtimin nen për nen të projektligjit: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8752, datë 26.3.2001, Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.
Ishin të pranishëm në mbledhje, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit: Gordana Sudar dhe Skënder Tola. Gjatë shqyrtimit nen për nen, u propozuan ndryshime për nenet: 5, 6, 10, 11, 12, 13 dhe 17 të projektligjit. Përfaqësuesit e Ministrisë u shprehën dakord me këto ndryshime. Në përfundim, Komisioni e miratoi në tërësi projekligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij për miratim në seancë plenare, me ndryshimet e propozuara gjatë shqyrtimit nen për nen të tij. Ndryshimet e propozuara gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit, do të pasqyrohen në raportin e komisionit për seancën plenare.