Presidenti Topi pret drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe të Këshillit Kombëtar të Shoqatës Antikomuniste shqiptare.

12 janar 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në zyrën e tij drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë: Kryetarin e Shoqatës, z. Adem Allçi, Sekretarin e Përgjithshëm, z. Besim Ndregjoni dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar i Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë, z.Tomor Aliko.
Drejtuesit e dy Shoqatave falenderuan Kreun e shtetit për pritjen që u rezervoi dhe shprehën mbështetjen për punën e Presidentit Topi në mbrojtje të shtresës së tyre.
Bashkëbiseduesit i paraqitën Kryetarit të Shtetit qëndrimin e dy Shoqatave lidhur me ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve, që ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ata shprehën rezervat e tyre lidhur me nenin 4 të ligjit, i cili sipas tyre ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të tjera funksionarësh të lartë si ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e partisë dhe zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror.
Drejtuesit e dy Shoqatave u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja.
Presidenti Topi, pasi i dëgjoi me shumë vëmendje shqetësimet e drejtuesve të dy Shoqatave, i falenderoi për mendimet dhe i siguroi për mbështetjen dhe përkrahjen e Tij të plotë institucionale dhe njerëzore për këtë shtresë në drejtim të integrimit të saj në mbarë spektrin politik dhe shoqëror të vendit.