Presidenti Topi priti sot një përfaqësi të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

29 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, kryesuar nga Presidenti i kësaj Shoqate, Sinan Tafaj.
Në këtë takim, përfaqësuesit e Shoqatës i paraqitën Presidentit Topi problemet që përballet komuniteti i tyre prej dhjetë mijë e dyqind personash, duke kërkuar më tepër vëmendje nga shteti për strehim e punësim, por duke parashtruar sidomos kërkesën e ngritur prej disa kohësh prej tyre për mosindeksim të pagave të të verbërve si dhe zbatimin ligjor të “Statusit të të Verbërit”, i cili përfshin të drejtën për arsimim, për punësim, lehtësira në strehim, etj.
Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, pasi shprehu “mirënjohjen e thellë të qytetarëve të verbër për pritjen” i shtroi Kreut të Shtetit një sërë shqetësimesh të kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, duke kërkuar dhe theksuar në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në mënyrë që të mos diskriminohen personat me aftësi të kufizuara.
Presidenti Topi, pasi dëgjoi problemet e paraqitura nga përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, të cilat i ka patur gjithmonë në vëmendje, u shpreh se do të ndjekë vazhdimisht situatën dhe i siguroi mbi mbështetjen e pandërprerë dhe të fortë sa morale, aq edhe institucionale për këtë shtresë delikate të shoqërisë shqiptare, duke u sugjeruar njëkohësisht ndjekjen e të gjitha rrugëve ligjore për arritjen e një zgjidhje sa më të drejtë e konsensuale.