E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i PDSH-së nënshkruan marrëveshjen elektorale me PBK-në

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot një marrëveshje elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit edhe me Partinë e Ballit Kombëtar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me PBK-në, Kryeministri Berisha theksoi:


“Ne firmosim marrëveshjen e bashkëpunimit me partinë tjetër tradicionale shqiptare , Partinë e Ballit Kombëtar, parti, e cila u themelua me qëllimin më kryesor mbrojtjen e interesit kombëtar, zhvillimin e fibrës kombëtare. Të dy partitë, me të cilët ne firmosim sot marrëveshjen, janë parti të martirizuara. Në supet dhe arkivat e tyre janë shekuj dhe mijëvjeçarë burgje, tortura, ekzekutime. Një gjë është e sigurt se, në qoftë se armiqtë e këtij kombi në Beograd nuk do të arrinin të instalonin me forcë një klikë në krye të këtij vendi, Shqipëria sot do të ishte krejtësisht tjetër. Shqiptarët do të kishin vendin e tyre, ndofta njërin prej më të zhvilluarve në Europë, me pasuritë e tij të mëdha, me karakterin e njerëzve të vet, me forcën vitalitetin e tij, por Beogradi ia doli të instalojë në Tiranë seksionin e tij, i cili vendosi atë diktaturë makabre mbi vend. Partia e Ballit Kombëtar , Partia e Legalitetit u  martirizuan dhe jam shumë i kënaqur e i gëzuar që ne firmosim këtë marrëveshje me Partinë e Ballit Kombëtar, me Partinë e Legalitetit. Këto janë dy partitë e traditës kombëtare shqiptare. Kjo është e vërteta.”


01/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›