Presidenti Topi riapelon nga jugu i Shqipërisë që politika të gjejë gjuhën e komunikimit në funksion të interesave të vendit

8 nëntor 2011
Konispol
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi përfundoi sot vizitën e punës në jug të Shqipërisë, me një ndalesë të programuar në Bashkinë e Konispolit ku u mikprit në mënyrë të përzemërt nga Kryetarja, Mimoza Arapi, anëtarët e Këshillit Bashkiak, si dhe nga shumë banorë vendas me të cilët u përshëndet ngrohtësisht. Kryetarja e Bashkisë së Konispolit shprehu nderimin dhe kënaqësinë e veçantë për këtë vizitë të Kryetarit të Shtetit si “simboli i unitetit të kombit dhe përfaqësues i një qytetarie të lartë”.
Nga ana e tij, Presidenti Topi duke iu drejtuar atyre që e mikpritën në këtë vizitë të tij, u shpreh:
“E nderuar zonja Kryetare,
Të dashur banorë të Konispolit,
Kjo vizitë e imja që filloi dje në Gjirokastër, pastaj në Dropull, mbrëmë në Sarandë, sot në Xarë, tani në Konispol, shoqërohet me emocione të njëpasnjëshme. Unë dëshiroj t’ju falënderoj për shprehjen e një mikpritjeje të veçantë që gjej këtu midis jush. Dëshiroj t’ju falënderoj, sepse ky është një tipar karakteristik i popullit të kësaj zone. Padyshim, duke folur me zonjën Kryetare, i thashë që jeni tremijë banorë shumë cilësorë. Nderimin e parë për Konispolin e bëjmë patjetër për të gjithë ata patriotë, që kanë ditur ta mbajnë lart emrin e këtij vendi, i cili është në skajin jugor të Shqipërisë. Konispoli historikisht është i mbushur me një simbolikë shumë të veçantë. Këtu, nga ky vend kanë dalë njerëz shumë të spikatur dhe padyshim që vlerësimi shkon për ata edukatorë të dijes, për njerëzit e arsimit, që ditën të edukojnë breza nxënësish, që sot, ndonëse nuk janë të gjithë në Konispol, shërbejnë kudo në qytetet e Shqipërisë, por edhe në emigracion. Unë dëshiroj të evidentoj një fakt, që është shumë sinjifikativ këtu në Konispol, unitetin që ekziston midis banorëve të zonës, njerëz, të cilët konsiderohen shumë të ndershëm dhe mjaft punëtorë dhe, kuptohet që, ky binom puna dhe ndershmëria janë të pandara. Njerëzit që janë punëtorë, sigurisht që janë shumë të ndershëm. Unë ju përgëzoj për këto tipare, të cilat ju i kultivoni dhe i trashëgoni brez pas brezi!
Duke ardhur në Konispol, patjetër që shikon ndryshime. Unë kam ardhur dhe herë të tjera në Konispol dhe, me kalimin e viteve, gjërat patjetër që ndryshojnë, ndryshojnë sigurisht për mirë. Ndryshimet e mëdha nuk vijnë menjëherë, por vijnë në mënyrë graduale, vijnë nëpërmjet punës, vijnë nëpërmjet bashkëpunimit dhe unë e urova Kryetaren e re, duke e inkurajuar atë që ta vlerësojë votën që i ka dhënë populli, ta vlerësojë dhe ta përkthejë ata në një impenjim. Unë jam i bindur që së bashku me autoritetet vendore jo vetëm të Konispolit, por edhe të komunave përreth, ju do të vazhdoni t’i jepni jetë këtij vendi kaq të bukur me një traditë historike, me një traditë kulturore dhe, mbi të gjitha, me një dëshirë shumë të madhe për të punuar. Prandaj nuk duhet ta shohim Konispolin thjesht si një zonë urbane, të populluar, por duhet ta shohim atë në një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë komunat përreth, aty ku zhvillohet një aktivitet i dukshëm bujqësor. Kemi parë sot në Xarë plantacione të mrekullueshme. Sigurisht, asgjë nuk vjen pa punë. Asgjë nuk pikon në rast se njerëzit nuk punojnë. Kam dëgjuar dhe kam vlerësuar se ai është një kontribut jo vetëm i banorëve të asaj zone, por edhe i banorëve të Konispolit, por edhe i mjaft banorëve që vijnë nga vise të tjera në Shqipëri çfarë tregon shumë bukur që këtu ata kanë gjetur një klimë mirëseardhjeje, një klimë të mirë komunikimi, banorë të qytetëruar, mikpritës edhe mjaft punëtorë. Si fryt i këtij bashkëpunimi,të kësaj pune standardet vijnë edhe rriten.
Konispoli është një vend në brezin kufitar, në kufi me Greqinë. Në vite ne kemi vlerësuar jo vetëm kontributin e këtyre banorëve për të ruajtur klimën e komunikimit, por sot kjo kthehet, në kushtet e reja, një mundësi e madhe për investime. Pjesëmarrja e banorëve të Konispolit dhe e strukturave të pushtetit vendor në projektet ndërkufitare, do të ishte një e mirë e madhe për këtë vend. Prandaj, ne jemi gjithmonë të shqetësuar që, politika në mjaft raste jo shumë bashkëpunuese ka bërë atë që Bashkimi Evropian të vonojë përgjigjen pozitive për të marrë statusin e vendit kandidat. Këtu nuk po bëj një bisedë thjesht për politikën dhe për të bërë politikë, por për atë që ne ndjejmë si nevojë kudo, qofshin ata që banojnë në Tiranë, qofshin banorët e Konispolit dhe sidomos këtu, sepse, duke u anëtarësuar ne në Bashkimin Evropian rritet ndjeshëm dhe numri i projekteve dhe financimet për projekte që janë në radhë të parë për zonat ndërkufitare. Kështu që ju përfitoni më shumë. Ju i keni mundësitë të rritni standardet, prandaj jeni ju, dhe unë në këtë rast po bëhem dhe interpret i zërit tuaj, që politika të gjejë gjuhën e komunikimit në radhë të parë në funksion të interesave të vendit, në interes të banorëve të thjeshtë kudo ata jetojnë. Unë jam i bindur që ky është një zë, që duhet të dëgjohet nga gjithsekush, që gjuha e harmonisë, gjuha e komunikimit, gjuha që sot përdor çdo vend i Bashkimit Evropian, të jetë ajo gjuhë që duhet ta përdorim edhe ne. Ju si keni kërkuar askujt që të vijë të punojë në arën tuaj. Por, i keni kërkuar që, gjuha e konfliktit të mos jetë gjuha që sot ne të dëgjojmë çdo ditë, në mënyrë të pandërprerë, nëpër Mjetet e Komunikimit Masiv, në televizion, por të nxitemi nga një frymë tjetër, sepse, duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rritet mundësia që çdo njeri të ndjehet më i qetë, të ndjehet më i asistuar nga pushteti, qoftë pushteti qendror, qoftë pushteti vendor, por edhe mundësitë e komunikimit me vendin fqinjë, me Greqinë të jenë akoma më të mëdha.
Ju padyshim që jeni të interesuar që të keni dhe një mundësi tjetër për të komunikuar edhe me ata, që sot e kanë lënë Konispolin. Dëgjova nga Kryetarja që mjaft banorë kanë ikur nga Konispoli. Do të bëja një thirrje që, të gjithë ata, që janë edukuar, lindur e rritur këtu, kanë marrë mësimet më të rëndësishme që lidhen me jetën e tyre, të mos e harrojnë Konispolin. Sot Konispoli është më afër, nuk është shumë larg falë edhe rritjes së mundësive të infrastrukturës. Të bëjmë për Konispolin, sepse, sikurse e thashë, Konispoli ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë një simbolikë shumë të veçantë. Është vendi, ku ne shohim mundësinë e demonstrimit të qytetarisë, të harmonisë, të komunikimit dhe të ruajtjes së traditave më të mira që ka ky vend, tradita në histori, kulturë, në edukim, në bujqësi, në blegtori.
Me këtë rast, pa u zgjatur shumë, do të dëshiroja që për secilin nga ju të jap urimet më të mira për shëndet për familjet tuaja, harmoni për të gjithë komunitetin dhe prosperitet për këtë zonë kaq të bukur!
Faleminderit për mikpritjen!”