Presidenti Topi viziton Komunën e Vriserasë, në Dropullin e Sipërm

7 nëntor 2011
Vrisera
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u ndal sot në Komunën e Vriserasë, në Dropullin e Sipërm, për të zhvilluar edhe këtu një vizitë pune. Kryetari i Shtetit u mikprit në një atmosferë miqësore nga kryetari i Komunës, Kristo Duci, këshilltarët komunalë, autoritete të tjera vendore e banorë vendas.
Presidenti i Republikës zhvilloi së pari një takim me Kryetarin e Komunës, Kristo Duci dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor në Vrisera. Zoti Duci, në fillim të fjalës së tij, vuri në dukje faktin se kjo komunë ka nderin që për herë të parë të vizitohet nga një Kryetar Shteti. Në vijim, ai vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit që vihet re në këto nivele të pushtetit vendor dhe që në fakt mund të shërbejë si një shembull konkret i bashkimit të përpjekjeve dhe të vullnetit me qëllim përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të popullsisë, një shembull i cili do të ishte kuptimplotë dhe për hallkat e tjera të pushtetit lokal e atij qendror.
Presidenti Topi, duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë takim, u shpreh:
“Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu midis jush! Dëshiroj të falënderoj dhe zotin Dule, i cili është dhe i pranishëm këtu, një koleg timin kur isha në Parlament, por edhe sot një protagonist i jetës politike dhe institucionale në Shqipëri. Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen dhe ta vlerësoj shumë këtë takim me ju sot.
Unë kam qenë në një vizitë në Gjirokastër sot në mëngjes, vizitë e cila u shoqërua patjetër me një mikpritje gjirokastrite. Morëm pjesë në një aktivitet kulturor në kalanë e qytetit. Tani jam këtu në Dropullin e Sipërm dhe dëshiroj që edhe këtu të jap mesazhet të harmonisë midis njerëzve dhe aty ku ka dialog dhe harmoni midis njerëzve patjetër që institucionet funksionojnë më mirë dhe vendimmarrjet janë më të mira dhe bëjmë gjëra të mira për komunitetin. Ju jeni të zgjedhur nga komuniteti për të drejtuar Komunën dhe patjetër që të drejtosh një komunë, sikurse një bashki, është një nder, por është dhe përgjegjësi. Këtë lloj përgjegjësie patjetër që ju e ndani me çdo qytetar. Është shumë e rëndësishme për të thënë që këtu ku jemi kemi rastin të inkurajojmë punën e pushtetit vendor, por edhe bashkëpunimin me pushtetin qendror, sepse nga të gjithë thuhet vazhdimisht, dhe kështu është në realitet, që pushteti vendor është pushteti më afër qytetarit dhe që merret me shërbimet ndaj qytetarit për veprimtaritë më esenciale që kanë të bëjnë me jetesën, por edhe me punën.
Dëshiroj të them që këtu, në zonat minoritare, kemi një mundësi specifike për të vlerësuar projektet ndërkufitare, të cilat mund të shfrytëzohen shumë mirë për të qenë racional jo vetëm në komunikim dhe në përgatitjen e projekteve, por edhe në ndërmarrjet e miratimit të projekteve. Dhe këto do të ishin me vlera të veçanta për të gjithë komunitetin. Këto projekte, përfshi dhe ato që ka vetë komuna, përfshi dhe ato që ka vetë qeveria, të gjitha këto bëjnë të mundur që edhe investimet të shtohen në këtë zonë. Natyrisht që unë nuk do të merrem me çështje të karakterit specifik, por në këtë drejtim dëshiroj të inkurajoj këtë lloj bashkëpunimi, që do të zgjidhë edhe çështjen e energjisë elektrike, që ju e përmendët si një problem shqetësues. Natyrisht, energjia elektrike është problem shqetësues, por jam i bindur që, po të gjejmë këtë lloj bashkëpunimi, po të rrisni sensibilizimin për të bashkëpunuar duke qenë efikas, patjetër që gjërat do të vinë duke u realizuar hap pas hapi.
Dëshiroj të them edhe një element që është esencial. Minoriteti do të gjejë vazhdimisht klimën e duhur për të jetuar në standardet e kërkuara, për të kërkuar dhe për të qenë në vendimmarrje, në Komunë dhe në Qark, për të gjithë projektet që janë. Ne e vlerësojmë atë miqësi, e cila konsiderohet tradicionale jo vetëm në kohët e shkuara, por edhe në kohët moderne me Greqinë, një vend fqinj gjeografik, por edhe një partner i rëndësishëm në të gjithë rrugëtimin tonë të përbashkët në familjen tonë euroatlantike. Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i NATO-s, por edhe tani, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Sikurse minoriteti jeton dhe punon këtu, ka ndërtuar jetën, është një urë e rëndësishme e miqësisë midis dy vendeve tona, po ashtu edhe shumë emigrantë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi, duke dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm, duke rritur urat e komunikimit dhe duke bërë që kjo miqësi të jetë solide. Kështu që, ne do ta inkurajojmë këtë komunikim dhe do ta inkurajojmë këtë miqësi, sepse sfidat tona janë të përbashkëta duke qenë pjesë të rëndësishme me kulturën dhe traditat respektive të secilit vend dhe me kulturën e përbashkët të familjes evropiane. Dëshiroj që ju, si përfaqësues të zgjedhur të këtij komuniteti, të kontribuoni më tej që kjo frymë e komunikimit të jetë gjithmonë e pranishme dhe për të krijuar mundësi që në këtë zonë të shtohet edhe mundësia e ndërtimit dhe e realizimit të projekteve, që, sikurse e thashë pak më parë, konsiderohen si projekte ndërkufitare.
Edhe një herë ju falënderoj për mikpritjen dhe ju inkurajoj që të punoni me shumë devocion për rritjen e standardit të komunitetit dhe të çdo banori në këtë zonë!”
Në përfundim të vizitës, Presidenti Topi u njoh nga afër me punën dhe veprimtarinë prodhuese të dy ndërmarrjeve vendase, duke vënë në dukje rëndësinë e nismave të tilla jo vetëm për zhvillimin e ekonomisë vendase e më gjerë, por edhe në aspektin social-ekonomik.