E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onkologjiku, 800 mijë usd për 2 aparatura të reja

Ne Onkologjik kane nisur nga puna 2 aparatura moderne, një aparaturë të re të kobaltit si edhe aparatura e brakiterapisë, që përdoret kryesisht për kancerin gjinekologjik 

TIRANE-Inagurohen pranë repartit Onkologjik në QSUT, dy aparatura moderne, një aparaturë të re të kobaltit, që ka një kosto rreth 550 mijë dollarë, e cila është blerë në bashkëpunim nga Qeveria shqiptare (100 mijë dollarë) dhe pjesa tjetër agjencia atomike e kancerit, në kuadër të projektit BAT, që është projekti për trajtimin e kancerit. Gjithashtu te Onkologjiku ka mbërritur edhe aparatura e brakiterapisë, që përdoret kryesisht për kancerin gjinekologjik dhe kushton 250 mijë dollarë. Në ceremoninë e inaugurimit ishte e pranishme edhe ministrja Anila Godo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›