Vendimi, miratohet dëmshpërblimi për 408 ish-të përndjekur politikë
10/03/2011 Kryeministri kërkon të trajtohen me prioritet moshat mbi 75 vjeç
Këshilli i Ministrave miratoi dje një tjetër vendim për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit për 408 ish-të dënuar politikë të regjimit komunist, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore dhe kanë vuajtur dënimin e kryer me burg nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar). Shuma e masave financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi është 1 526 724 105 lekë. Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të përparësojë dëmshpërblimin e ish-të dënuarve që janë mbi moshën 75 vjeç, si dhe të rishihet përllogaritja e dëmshpërblimit për këtë kategori, duke i vlerësuar këto si kërkesa të drejta të tyre. “Zoti ministër i Drejtësisë, këtë sistem shpërndarjeje që kemi, e kemi të drejtë, por është e domosdoshme që ish-të dënuarit në moshën mbi 75 vjeç t’i përparësojmë në mënyrë absolute. Personat mbi këtë moshë mund të përfitojnë të parët, por edhe mund t’u rritet kësti, d.m.th mund të bëhet një përllogaritje e veçantë mbi moshën 75 vjeç. Kam edhe kërkesa prej tyre dhe këto kërkesa janë logjike, qëndrojnë plotësisht dhe ju e keni marrë porosinë. Kështu që përveç përparësimit që mund t’u bëjmë në renditje mund t’u bëjmë edhe një përparësim në sasinë që marrin. Nuk besoj të ketë kundërshtime nga të përndjekurit, sepse vërtet këta janë ata që duhet të përfitojnë të parët”, - u shpreh Kryeministri.
LSI në Fushë-Krujë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta akuzoi dje kreun e opozitës se po e polarizon qëllimisht situatën politike në vend, pasi synon të abuzojë në procesin e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Gjatë takimit me militantë të Fushë-Krujës në kuadër të turit që paraprin fushatën zgjedhore kreu i LSI-së theksoi se “përpjekja për të polarizuar në ekstrem situatën aktuale përmes nxitjes primitive të agresivitetit politik, që ju e keni parë në Parlament dhe më 21 janar e që e shikoni në gjuhën e helmatisur, tregon se nuk duan t’ia dinë për të zgjidhur, por që duan të kthejnë në një situatë të acartë zgjedhjet lokale, një proces elektoral që po bëhet për të përmirësuar qeverisjen vendore”, - tha Meta.
Meta e ilustroi këtë polarizim politik edhe me situatën që pasoi ngjarjet e 21 janarit. Ai theksoi se “zgjedhjet e 8 majit janë të rëndësishme, pasi ato nuk janë për politikanët, por për qytetarët, për çdo komunitet dhe në të gjithë vendin”. Kryetari i LSI-së nënvizoi fitoren e thellë të koalicionit qeveritar në këto zgjedhje. Ai e argumentoi fitoren me faktin se LSI-ja ka si prioritet të qeverisjes së saj zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve, ende të pazgjidhura nga qeveritë aktuale vendore, probleme të tilla si ato të shëndetit, infrastrukturës, mjedisit, kanalizimeve, ujit të pijshëm, administrimit të mbetjeve si dhe shumë probleme sociale. Meta bëri me dije për mbështetësit e tij se vizioni i LSI-së rrok idenë se duke zgjedhur përfaqësuesit më të mirë të komunitetit do të japë rezultat edhe zgjidhja e problemeve jetike që shqetësojnë banorët e zonave të ndryshme, duke u siguruar atyre një cilësi më të mirë jete.