Topi: Fushata të orientohet në interes të qytetarëve
10/03/2011 Presidenti përshëndet partitë pjesëmarrëse në zgjedhje
Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Presidenti i Republikës ishte dje i pranishëm në takimin “Roli i Akademisë së Shkencave në proceset integruese të Shqipërisë”. Duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit, Presidenti Topi u bëri dje apel forcave politike që fushata e tyre elektorale të orientohet në interes të qytetarëve. Gjithashtu ai u kujtoi lidershipëve partiakë që të krijojnë një klimë sa më të qetë politike. “Zgjedhjet për administratën vendore në radhë të parë janë zgjedhje për t’u shërbyer më mirë qytetarëve, sepse është pushteti që është më afër qytetarit. Kështu që unë besoj dhe jam mjaft optimist se përtej retorikave dhe konfliktualitetit politik partitë politike duhet të respektojnë të gjitha institucionin më të rëndësishme demokratike, që është institucioni i zgjedhjeve, qoftë ky i zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë ky i pushtetit vendor”, - u shpreh dje Topi. Kreu i shtetit, pasi ka përshëndetur pjesëmarrjen e partive politike dhe regjistrimin e tyre, ka kërkuar që qytetarët të jenë më pjesëmarrës në këto zgjedhje. “Përtej retorikave politike, partitë duhet të respektojnë institucionin më të rëndësishëm në demokraci, atë të zgjedhjeve, qoftë i zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë lokale. Të bëjmë një debat të qytetëruar dhe të shikojnë çështjet që ka nevojë qytetari”, - ka deklaruar Topi. Në takimin që zhvilloi paraditen e djeshme me akademikët mbi integrimin e vendit në BE, presidenti është ndalur edhe te pavarësia e institucioneve dhe problemet e krijuara në Kushtetutën e Shqipërisë. “Atëherë kur ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin kur sinkronizohen me orekset e politikës, pa marrë në konsideratë pse bëhen, pa marrë parasysh standardet, atëherë dëmtohen institucionet. Ky është një shembull që ekziston. Lind nevoja që pa kaluar 2 apo 3 vjet kemi nevojë të ndryshojmë prapë”, - theksoi Topi. Ndërsa kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, gjatë fjalës së tij ka mbështetur mendimet ndryshe, por ka theksuar se kërkohet që të ketë bashkëpunim mes partive politike. “Ka ardhur koha që ta duam më shumë njëri-tjetrin. Boll me emisione televizive, ku dalin personazhe të paragjykuara dhe që përleshen me njëri-tjetrin, gjë që nuk çon në integrimin e vendit”, - është shprehur Beqiraj. Nga ana e tij Presidenti Topi kërkoi gjithashtu që intelektualët dhe njerëzit që njohin mirë çështje të caktuara, siç është historia e vendit apo e minoriteteve, të mos heshtin, por të jenë pjesë e debateve publike që sensibilizojnë opinionin publik. “Kur diskutohen çështje me rëndësi kombëtare, identiteti kombëtar, që ka të bëjë me gjuhën, kulturën, me një debat artificial që shkaktohet nga homologët për çështje të tjera që prekin identitetin dhe memorien e vjetër të kombit shqiptar, atëherë duhet të jemi prezent”, - përfundoi Bamir Topi.