“Destabiliteti ndikon negativisht për imazhin e Shqipërisë”
10/03/2011 OSBE, Grosruk takime me Berishën e Topallin
Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosruk, gjatë ditës së djeshme zhvilloi takime me kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Duke e falënderuar atë për asistencën e qeverisë austriake për modernizimin e gjendjes civile në kuadër të projektit të OSBE-së, një projekt që sipas kryeministrit ka bërë të mundur transparencë dhe saktësi maksimale të paprecedent në hartimin e listave të zgjedhësve. Në këtë kontekst, Berisha e siguroi zotin Grosruk se prioriteti i tij maksimal është organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Ai theksoi se qeveria shqiptare është e gatshme të japë mbështetjen e plotë financiare dhe logjistike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si organi më i lartë i ngarkuar nga Kushtetuta për organizimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e plotë të mazhorancës për të kontribuar me vullnet të plotë politik për një fushatë zgjedhore të bazuar tërësisht në nevojat dhe interesat e qytetarëve dhe komunitetit. Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së shprehu keqardhjen që përpjekjet destabilizuese të lidershipit të PS-së Edi Rama ndikojnë negativisht për imazhin e vendit dhe ecurinë e Shqipërisë përpara në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Grosruk tha se është gjithmonë kënaqësi e veçantë vizita në Shqipërinë, e cila po përjeton zhvillime të mëdha. Njëkohësisht ai shprehu keqardhjen për organizimin e dhunës ekstreme më 21 janar. Duke trajtuar zhvillimet politike, kryeparlamentarja Topalli tha se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e 8 majit të monitorohen nga një numër sa më i madh vëzhguesish të OSBE-së dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare.