KQZ zyrtarizon Opozitën e Bashkuar për zgjedhjet e 8 majit
10/03/2011 Në zgjedhjet vendore do të garojnë gjithsej 56 subjekte politike
Vendimi erdhi një ditë pas dorëzimit të kërkesës në limitet e afateve ligjore
U mbyll dje përfundimisht faza e regjistrimit të partive për zgjedhjet vendore të 8 majit. Në mbledhjen e djeshme, pavarësisht mungesës së tre anëtarëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi regjistrimin e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, pjesë përbërëse të Opozitës së Bashkuar. Me gjithë hamendësimet për mospjesëmarrje në garën e ardhshme për bashkitë dhe komunat, forcat politike të Opozitës së Bashkuar janë bërë mesditën e djeshme zyrtarisht pjesë e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 8 majit, ku KQZ-ja miratoi regjistrimin e këtyre forcave politike. Regjistrimi i djeshëm erdhi një ditë pas dorëzimit të kërkesës të PS-së dhe aleatëve të saj për tu regjistruar vetëm ditën e fundit të përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e kërkesave për regjistrim. Protokollimi i kërkesës së opozitës që u bë ditën e martë, më datë 8 mars, nga ana e administratës së KQZ-së bëri ligjore vendimin e djeshëm të katër anëtarëve të mazhorancës në komisionin më të lartë zgjedhor në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë për zgjedhjet lokale të 8 majit përveç Partisë Socialiste, Partinë Socialdemokrate, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Demokracia Sociale, partinë “Ligj dhe Drejtësi”, Partinë Socialiste të Vërtetë 91; partinë “G-99”, të gjitha këto subjekte pjesë e Opozitës së Bashkuar, që do të rivalizojnë mazhorancën aktuale qeverisëse më 8 majin e këtij viti. Gjithashtu katër anëtarët e pranishëm të KQZ-së votuan në mbledhjen e djeshme kërkesat për regjistrim edhe të 23 subjekteve të tjera politike. Pas kësaj vendimmarrje tashmë do të jenë 56 subjektet politike që do të garojnë përballë njëra-tjetrës në zgjedhjet vendore të 8 majit.
Të përjashtuarit
Kërkesa e shoqatës politike “Mëmëdheu” për regjistrimin e saj në garën elektorale të 8 majit, u rrëzua nga KQZ-ja, për shkak se ajo nuk është parti politike. Dhe pjesëmarrja e shoqatave në zgjedhje nuk është parashikuar në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu për mosplotësim të dokumentacionit në afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor u përjashtuan nga gara e 8 majit për bashkitë dhe komunat partia “Alternativa Republikane” dhe Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme vendosi që në mbledhjen e radhës të miratojë kërkesën e Partisë për të Drejtat e Punëtorëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 8 maj.
Lista e plotë e partive të regjistruara në KQZ për zgjedhjet vendore të 8 majit
1. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
2. Partia Demokratike (PD)
3. Partia “Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve” (LDSH)
4. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare” (PAK)
5. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” (MEGA)
6. Partia “Ora e Shqipërisë” (POSH)
7. Partia “Lëvizja e Legalitetit” (PLL)
8. Partia të Drejtat të Mohuara e Re (PDM e Re)
9. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar” (PPAK)
10. Partia “Bashkimi Liberaldemokrat” (BLD)
11. Partia “Balli Kombëtar” (PBK)
12. Partia “Aleanca Demokratike” (AD)
13. Partia “Balli Kombëtar Demokrat” (PBKD)
14. Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH)
15. Partia e Punës së Shqipërisë e Organizuar (PPSHR)
16. Partia “Aleanca Popullore” (PAP)
17. Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK)
18. Partia Agrare Ambientaliste (PAA)
19. Partia Konservatore (PKONS)
20. Partia “Bashkimi Demokrat” (PBD)
21. Partia Republikane Shqiptare (PR)
22. Partia “Bashkimi Republikan Shqiptar” (PBR)
23. Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” (AMIE)
24. Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” (LSI)
25. Partia Punëtore Shqiptare (PLPSH)
26. Partia “Drejtësi, Integrim e Unitet” (PDIU)
27. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë (PMDPSH)
28. Partia “Ardhmëria Shqiptare” (PASH)
29. Partia Reformatore Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)
30. Partia “Aleanca Demokristiane” (ADK)
31. Partia Demokrate për Integrim Prosperitet (PDIP)
32. Partia Socialiste e Moderuar (PSM)
33. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
34. Partia e Çështjeve Shqiptare (PÇSH)
35. Partia “Demokracia e Re Europiane” (PDRE)
36. Partia e Alternativa Republikane Shqiptare (PARSH)
37. Partia e Pajtimit Kombëtar (PPK)
38. Partia e Gjelbër (PGJ)
39. Partia “Demokracia Sociale” (PDS)
40. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare” (AAK)
41. Partia “Mendimi i Djathtë Liberal” (MDL)
42. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
43. Partia “Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet” (AMS)
44. Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV 91)
45. Partia “Ligj dhe Drejtësi” (PLiDr)
46. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE)
47. Partia Kristiane Demokrate Shqiptare (PKDSH)
48. Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” (PTrSH)
49. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD)
50. Partia “Aleanca Europiane Ekologjike” (AEE)
51. Partia “Rruga e Lirisë” (PRRL)
52. Partia Socialiste e Shqipërisë
53. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” (ADS)
54. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH)
55. Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ)
56. Partia “G-99” (G-99)
57. Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” (PBPPSH)