E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi takohet me Albin Kurtin

Një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri lidhur me bashkëpunimin e dy vendeve për lotimin për njohje të reja të pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Ky delegacion, që kryesohet nga Albin Kurti është pritur fillimisht nga presidenti Bamir Topi. Kurti ka vlerësuar kontributin personal të Topit dhe të institucioneve të Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por ai ka theksuar se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në ecurinë e reformave të saj për forcimin e shtetit, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të ngushtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›