Braçe akuza Kryeministrit për asetet kombëtare
30/09/2011 Kreu i qeverisë mbron sukseset e koncesioneve me rezultatin zgjedhor
Berisha: Diferenca në deputetë mes nesh dhe jush do shkojë deri në 30 mandate
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Berisha dhe kabinetit qeveritar që ai kryeson, lidhur me pasuritë kombëtare të vendit. Ai tha se Kryeministri po mban takime me persona që duan të shfrytëzojnë burimet e vendit, ndërsa qeveria po privatizon këto pasuri. Braçe ka renditur në Kuvend, dhjetëra kontrata koncesionare, që sipas tij janë firmosur nga vetë Kryeministri për shfrytëzimin e burimeve natyrore në vendin tonë, si në minierë, energji etj. “Janë 268 leje minerare për shfrytëzimin e kromit. Dhe jeni ju, zoti Kryeministër, që kontrolloni gjithçka”, tha Braçe duke cilësuar si të dështuar edhe koncesionin në minierën e Bulqizës. Po Kryeministri Berisha në përballjen e tij të parë me socialistët në interpelanca, u deklarua i sigurt në ligjshmërinë e këtyre privatizimeve. Ai tha se çdo hap është kryer në respekt të ligjit. Madje ai u sugjeroi atyre që përmes një komisioni hetimor parlamentar të hetojnë veprimtarinë e qeverisë në këtë fushë. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se qeveria i shndërroi shqiptarët në pronarë. “Ne nuk kemi arritur të përsosurën, por me programin dhe përpjekjen tonë kemi bërë qytetarët shqiptarë pronarë dhe vendosëm në pronësinë e tyre Shqipërinë. Akti më madhor i kësaj mazhorance është ndarja e tokës. Kjo mazhorancë ka vënë arkivin e saj të trashëgimisë dhe asetet e këtij vendi në varësi të qytetarëve”, ka theksuar Berisha. Kryeministri tha se kontrata e parë koncesionare në fushën minerare, e cila po kritikohet sot nga opozita, është firmosur në kohën e qeverisjes së socialistëve, deklaratë e cila ka shkaktuar replika të tjera në sallën e Kuvendit. “Të paktën të tregonit respekt për të vetmin socialist që ka firmosur këto kontrata, në kohën kur ka qenë ish-kryeministër dhe që sot ndodhet në qeverinë tuaj”, reagoi deputeti Braçe. Kjo është hera e parë që pas zgjedhjeve të qershorit 2009, që Kryeministri Berisha pranon të dalë në interpelancë me deputetët e opozitës. Raportimi i vetëm i Kryeministrit para Kuvendit ka qenë ai për ngjarjet e 21 janarit, kohë kur opozita bojkotonte punimet e Kuvendit.
Erion Braçe
“Në krye të gjithçkaje jeni ju, zoti Kryeministër dhe vendosni gjithçka e jepni gjithçka. Në krye të çdo firme janë njerëz të pushtetit. Një mandat i paqartë i shqiptarëve ju ka emëruar administrator dhe jo pronar të pasurive të shqiptarëve. Sot është dita të dëgjojnë shqiptarët qëndrimin tuaj për minierën e Bulqizës, për skandalin e naftës, për skandalin nga shitja e skrapit për çmime që nuk arrijnë as në nivelin e një garsoniere në pallatin tuaj.”
Sali Berisha
“Ju që kërkoni që ne të grisim kontrata pse i keni firmosur ju, nuk mund ta bëjmë. Merrini ju ato kontrata dhe padisni veten tuaj. Më thoni cilën kontratë ka firmosur me cen kjo qeveri? Mos i merrni nga bursa e shpifjeve gjërat, por nga të vërtetat. Jeni përpjekur të përbaltni procesin e koncesioneve, që shndrit si asnjë vend tjetër. Nëse vazhdoni të sulmoni pa fakte këtë qeveri, diferenca në deputetë mes nesh dhe jush do shkojë deri në 30 mandate”.
Incidenti
Në seancën parlamentare mes Kryeministrit Berisha dhe deputetit Braçe ka pasur një shkëmbim fjalësh për foltoren e Kuvendit. Kjo pasi deputeti i PS-së nuk e ka lënë menjëherë foltoren, edhe pas tejkalimit të kohës së rregullt të diskutimit. Ai ka vijuar diskutimin pa mikrofon deri në mbërritjen e Berishës tek foltorja. Kryeministri nisi fjalën pa pritur largimin e kundërshtarit politik, i cili iu soll rrotull foltores për të marrë letrat e telefonin.
Propozimi
Socialistët propozojnë realizimin e reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012. “Të ngremë menjëherë një komision të përbashkët parlamentar ad hoc për të miratuar brenda muajit dhjetor 2011 reformën institucionale dhe të parlamentit, bazuar në të gjitha defektet e evidentuara nga Komisioni Evropian. Të vendosim me marrëveshje përfundimin e reformës zgjedhore brenda muajit mars 2012”, propozoi në parlament kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Ruçi.